fbpx
Maj 10, 2022

Bordi dhe drejtorët e GERMIN takohen me Fondacionin Credins

Nga Germin-1068 Shikime-Asnjë koment

Bashkë-drejtorët e GERMIN, Sihana Bejtullahu dhe Lirim Krasniqi së bashku me anëtarët e bordit, Anila Hyka-Smorgrov, Avni Mustafaj, Hilmi Gashi, Anita Gjidoda dhe Gazmend Salihi – u takuan gjatë të hënës me drejtoreshën për marketing të bankës Credins në Shqipëri, Valbona Guri si dhe me drejtoreshën e Fondacionit Credins, Elvana Hana.

Fondacioni Credins vitin e kaluar kanë krijuar platformën Smile.AL që për qëllim ka mbledhje të fondeve nga të gjithë personat e interesuar, kudo që ndodhen në botë për projekte me kontribut social.

Anëtarët e bordit shpalosën para tyre misionin që ka GERMIN-i si organizatë si dhe programin OriginAL.

Gjithashtu u bë e ditur që thirrja e ardhshme për projekte që kanë nevojë për mbledhje fondesh, do të bëhet në muajin korrik dhe janë shprehur të hapura për të bashkëpunuar me GERMIN-in.