fbpx
Dhjetor 20, 2023

Permledhja e eventit "Let's Celebrate Diaspora Engagement"

Nga Bublina Peni-216 Shikime-Asnjë koment

Më 20 dhjetor, festuam të arriturat e Programit"Angazhimi i Profesionistëve nga Diaspora" (EDP) në një prej aktiviteteve më të mëdha kushtuar diasporës tonë. Aktiviteti “Let’s Celebrate Diaspora Engagement” i cili mblodhi qindra pjesëmarrës, në mesin e të cilëve kishte edhe përfaqësues të institucioneve nga niveli lokal dhe qëndror, profesionistë nga diaspora, partnerë nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare, si dhe miq dhe përkrahës të forcimit të lidhjeve mes diasporës dhe vendit amë.

Zëvendëskryeministrja e parë dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Diasporës Donika Gërvalla Stwarch, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Liza Gashi, Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Alban Zogaj, Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Morina Bunjaku, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit Antigona Bytyqi, u bashkuan në këtë aktivitet. Ata theksuan rëndësinë e bashkëpunimit me diasporën dhe kontributin e çmuar që sjell ajo, si dhe inkurajuan fuqishëm zhvillimin e projekteve që kontribuojnë për angazhimin dhe përfshirjen e diasporës në zhvillimin e Kosovës.

Pjesë e çmuar e këtij eventi ishin edhe profesionistët nga diaspora të cilët përmes programit EDP kanë shkëmbyer njohuritë dhe shkathtësitë e tyre tek institucionet, organizatat dhe entitetet private në vendin amë.Gjatë aktiviteti, ata ndanë përvojat dhe kontributin e tyre gjatë angazhimit në Kosovë, si dhe gjithashtu theksuan rëndësinë që të investohet në vendin amë.

Lenhard Hamza, i cili qëndroi për dy vite në Kosovë si ekspert, dha mesazhin se angazhimi i diasporës duhet të shërbejë si mjet për zvogëlimin e varësisë dhe për të mbështetur njohuritë dhe shkathtësitë nga jashtë. Profesionistët e diasporës duhet të luajnë një rol thelbësor në zhvillimin e kapitalit njerëzor në Kosovë, dhe angazhimi i ekspertëve duhet të nxisë inovacion.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit "Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë" - projekti MARDI, financuar nga Caritas Switzerland in Kosovo dhe Aktivitetit të USAID-it për zhvillim të fuqisë punëtore përmes sektorit privat.