Konferenca përmbyllëse e projektit Diaspora për Gratë në Politikë mblodhi gra nga shtatë komuna të Kosovës për të reflektuar mbi përvojat, sfidat dhe rezultatet konkrete të punës dyvjeçare në fuqizimin e rolit të grave në politikën lokale.
Konferenën e hapi Arieta Dragusha, përgjegjëse për komunikim në GERMIN, e cila theksoi rolin e grave në politikë, me fokus të veçantë në nivelin lokal, ku përfaqësueset janë më afër qytetarëve dhe nevojave të tyre të përditshme. Ajo nënvizoi se pjesëmarrja e grave në vendimmarrje lokale përkthehet në politika më të ndjeshme dhe zgjidhje më reale për komunitetin.
Më pas, Era Ahmeti, koordinatore e projekteve në GERMIN, shpalosi të arriturat kryesore të projektit, i cili kishte për qëllim të promovojë pjesëmarrje dhe përfaqësim më të madh politik të grave në Kosovë. Projekti u zbatua në shtatë komuna dhe përfshiu gjithsej 54 gra që ishin asambleiste ose kandidate për asamble komunale. Gjatë zbatimit u angazhuan shtatë mentore nga diaspora dhe shtatë eksperte, u organizuan tre trajnime tematike dhe u realizuan shtatë iniciativa komunitare që adresuan nevoja konkrete në nivel lokal.
Në kuadër të konferencës, iniciativat e zbatuara u prezantuan nga Hyrije Uka Hoxha nga Komuna e Vushtrrisë, Sanie Kuqi Rexhepaj nga Komuna e Suharekës dhe Besiana Syla nga Komuna e Lipjanit, duke sjellë shembuj praktikë të ndikimit të grave në politika dhe nisma lokale.
Gjatë raundeve të diskutimit u ngritën disa problematika kyçe. U theksua mungesa e bashkëpunimit të mjaftueshëm mes grave që i përkasin partive të ndryshme politike, ndërsa Suhareka u përmend si shembull pozitiv i bashkëpunimit ndërpartiak mes grave. Pjesëmarrëset theksuan mungesën e debatit publik mbi faktin se të 38 komunat në Kosovë udhëhiqen nga burra, si dhe adresuan dhunën online ndaj grave në politikë, e cila në shumicën e rasteve vjen nga burra. U diskutua gjithashtu për përfaqësimin e ulët të grave në media dhe barrën e punëve të papaguara që vazhdojnë të bien kryesisht mbi gratë.
Concrete recommendations emerged from the discussions, including the continuation of professional training for women, especially in public procurement, strengthening cooperation with organizations like GERMIN, which were deemed highly necessary and productive, and initiating actions at the central level. Participants proposed more systematic work to enhance the role of female assembly members, changes in voting procedures in municipal assemblies, allowing citizens to vote up to three candidates instead of one, and the need for monitoring and transparency regarding the Democratization Fund.
Konferenca u mbajt në Ditën Ndërkombëtare të Migracionit, duke riafirmuar rolin e diasporës si partnere e rëndësishme në mbështetjen afatgjatë të grave në politikë dhe në forcimin e demokracisë lokale.
The event concluded with the clear message that women do not seek privileges in decision-making; they seek the positions they deserve because democracy only has meaning when decisions are made by all. This conference marked the conclusion of the “Women in Politics” project, funded by the National Endowment for Democracy and implemented by GERMIN in seven municipalities across Kosova.