Pandemia COVID-19 ka prekur shumë familje edhe në Komunën e Preshevës. Kjo ka shkaktuar që shumë prej tyre të përballën çdo ditë me probleme për sigurimin e produkteve bazike ushqimore dhe higjienike. Të papunët, fëmijët dhe të moshuarit janë më të prekurit gjatë kësaj kohe të izolimit si pasojë e masave për parandalimin e përhapjes se virusit COVID-19.
Duke pasur parasysh këtë situatë, Fondacioni Global Shqiptar dhe Organizata GERMIN me përkrahjen e Komunës së Preshevës organizojnë fushatën për mbledhje të fondeve “Diaspora për Preshevën: Ndihmo atdheun gjatë pandemisë COVID-19”, me qëllim që të ndihmohen familjet në nevojë në Preshevë gjatë periudhës së pandemisës, duke ju siguruar nga një pako me produkte bazike ushqimore dhe higjienike. Fushata pati për bazë këto qëllime:
Synimi ishte që të ndihmohen rreth 800 familje në nevojë në Komunën e Preshevës të cilat kanë burime të pamjaftueshme të të ardhurave gjatë kësaj kohe të pandemisë COVID-19.
Duke pasur parasysh edhe pasojat ekonomike që kjo pandemi pritet të sjellë, fushata “Diaspora për Preshevën: Ndihmo atdheun gjatë pandemisë COVID-19”, synon që të bashkëpunojë me prodhues dhe distributorë lokal në mënyrë që sado pak të ndihmohen edhe ata për të ruajtur vendet e punës dhe për ta kaluar më lehtë këtë kohë krize.
REZULTATI E FUSHATËS
Fushata ngriti fonde online përmes platformave Facebook dhe GAF. Fushata konsiderohet e suksesshme, me këto rezultate:
MEDIAT PËR FUSHATËN