fbpx
Mars 30, 2023

Mundësitë e Angazhimit nga Diaspora përgjatë 2023

Nga Germin-849 Shikime-Asnjë koment

GERMIN përgjatë viteve ka ndërmjetësuar angazhimin e profesionistëve nga diaspora në vendet amë, duke synuar që kjo të bëhet një praktikë sa më e shpeshtë dhe e strukturuar. Në këtë drejtim, në vitin 2023, të interesuarit nga diaspora kanë më shumë mundësi që të kontribuojnë përmes angazhimit profesional. Këtë mund ta bëjnë si mentorë për gratë ndërmarrëse e gratë në politkë, si profesionistë të angazhuar në institucione publike, biznese private apo organizata të shoqërisë civile, etj. Lexoni në paragrafët e mëposhtëm për mundësitë që kanë profesionistët e diasporës përmes projekteve të GERMIN gjatë 2023.

"Diaspora për Gratë në Politikë"

Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të grave në politikë në nivel lokal në Kosovë, GERMIN është në kërkim të profesionistëve nga diaspora që do të angazhohen si mentorë tyre.

Secili mentor do të zhvillojë gjithsej nëntë takime periodike virtuale me 2 deri në 3 gra pjesëmarrëse nga shkurti deri në shtator 2022, ku në total do të organizohen mbi 200 takime mes 26 mentorëve dhe 52 grave politikane. 200 takimet do te organizohen ne mes 26 te mentoreve dhe 52 grave politikane.

Diaspora për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore


Si pjesë e aktivitetit “Mentorimi Peer-to-Peer me Diasporës” në kuadër të aktivitetit pesëvjeçar për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore përmes Sektorit Privat në Kosovë (PSWD), i financuar nga USAID dhe zbatuar nga Bordi Ndërkombëtar për Hulumtim dhe Shkëmbime (IREX) – 12 12 profesionistëve nga diaspora do të bëjnë mentorim udhëheqësve të këshillave nga sektorët e përpunimit të drurit, agrobiznesit dhe TIK-ut.

Gjithashtu, nëntë profesionistë të tjerë nga diaspora do të shërbejnë si mentorë edhe për përfituesit e Grantit të Inovacionit të Fuqisë Punëtore nga i njejti program. Deri në maj 2023 do të realizohen edhe tre takime virtuale të shkëmbimit të njohurive mes kompanive dhe profesionistëve nga diaspora me kompani në Kosovë në sektorët e lartëcekur. Mëso më shumë dhe apliko…>>

Diaspora për Zhvillim Ekonomik Lokal


Në vazhdën e angazhimit të 10 10 profesionistëve të diasporës në Komunat e Kosovës, në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë – MARDI” që zbatohet nga CARITAS-i Zviceran, do të publikohen 5 video promovuese për sektorët e teknologjisë informative, të prodhimit të pijeve, ushqimit, tekstilit dhe energjisë në Kosovë.

Së shpejti ky projekt lanson platformën për regjistrimin e bizneseve të diasporës dhe investitorëve potencial tek Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA). Mëso më shumë dhe apliko…>>

Diaspora për Organizatat e Shoqërisë Civile

Gjatë vitit 2023, në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar,3 profesionistë nga diaspora do të angazhohen në 3 organizata të shoqërisë civile (OShC) në Kosovë. Profesionistët nga diaspora do të mbështesin OShC-të në Kosovë, duke ndarë njohuritë dhe ekspertizën e tyre në sfera të caktuara ku organizatat kanë mungesë të kapaciteteve.

OShC-të në Kosovë janë duke shprehur nevojat e tyre në një anketë që është duke u zhvilluar nga GERMIN. Gjatë këtij viti gjithashtu do të organizohet një takim informues në komunitetet tona të diasporës. Mëso më shumë...>>

Ky aktivitet realizohet në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, i cili zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë. Organizata GERMIN është partnere e KCSF në realizimin e këtij aktiviteti.

Diaspora për Gratë Ndërmarrëse

70 Diaspora për Gratë Ndërmarrëse 70 takime do të organizohen në gjysmën e parë të këtij viti ne mes te 10 mes 10 mentoreve nga diaspora dhe 22 22 grave ndërmarrëse kosovare në kuadër të projektit “Diaspora për Gratë Ndërmarrëse”, që mbështetet nga USAID Kosovo Compete Activity.

Në muajin shkurt është organizuar një panair virtual i produkteve të prodhuara nga bizneset e grave ndërmarrëse, ndërsa në prill ato do të takojnë biznese (B2B) nga diaspora në Gjermani (Republika e Nordrhein-Westfalen). Në qershor, në Prishtinë do të organizohet konferenca përmbyllëse e këtij projekti.