fbpx
Mars 7, 2019

Gashi: Të jetë ky Samit i fundit i organizuar nga Qeveria

Nga Germin-1588 Shikime-Asnjë koment

, Liza Gashi., Drejtuese e Organizatës GERMIN ka folur në hapjen e Samitit të Dytë të Diasporës duke potencuar se duhet të përfundojë koha kur Samitet sikurse ky organizohen nga Qeveritë.

“Unë shpresoj që ky është #Samiti i fundit që organizohet nga Qeveria dhe tjetri do të organizohet nga Diaspora. Arsyeja pse mendoj që ky Samit duhet të organizohet nga komuniteti jashtë vendit është se ne nuk mund të punojmë duke e parë Diasporën vetëm si mysafirë”.

Gjithashtu, ajo ka theksuar rolin që Qeveritë në vendet Amë duhet të kenë përmes realizimit të detyrave të tyre duke implementuar strategjitë dhe ligjet për Diasporën, dhe duke ofruar një qasje më bashkëpunuese për komunitetin jashtë vendit. Potenciali i Shqiptarëve jashtë vendit është i shumëanshëm, dhe ka ardhur koha që rrjetet dhe aftësitë e Diasporës të vihen në shërbim të zhvillimit të vendeve tona.

Gashi ka kërkuar hapësirë më të madhe të grave dhe vajzave të reja në politikë dhe konferenca të tilla, pasi që fjalimet dhe pjesëmarrja u dominua në shumicë nga burrat.

Në fund, ajo është shprehur që dashnia e pakushtëzuar për vendin amë dhe mbi të gjitha gjuha shqipe është ajo që na bashkon, dhe në këtë drejtim duhet të bashkohemi për të punuar së bashku.

#DiasporaFlet #DiasporaPower #ShqiptaretGlobal

Të drejtat e autorit për video: ERTV.