fbpx
Shkurt 29, 2024

GERMIN finalizon projektin MARDI me Tryeza Informative

Nga Bublina Peni-138 Shikime-Asnjë koment

Më 29 shkurt, GERMIN përmes organizimit të dy tryezave të rrumbullakëta shënoi përmbylljen e projektit 'Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë' - projekti MARDI, i cili financohet nga Caritasi Zviceran në Kosovë dhe zbatohet nga GERMIN.

Foto nga eventi ku u shënua përmbyllja e programit MARDI.
Foto nga bisedat dhe momentet përgjatë tryezës së rrumbullakët.

Tryeza e rrumbullakët"Partneritetet Ndërkombëtare dhe Investimet e Diasporës në Nivel Lokal"mblodhi së bashku palët kryesore institucionale, investitorë dhe ekspertët nga Kosova dhe diaspora me qëllim të kuptimit të situatës aktuale të investimeve në Kosovë, duke përfshirë mundësitë dhe barrierat.

Nga perspektiva e ekspertëve nga diaspora, disa prej elementeve që mund t’i plotësojnë më shumë kushtet e diasporës për të investuar në Kosovë që u përmendën ishin mbështetja e klimës së biznesit, centralizimi i informacionit përkatës për diasporën duke lejuar që mundësitë e investimeve të huaja të shfaqen në hapësira të ndryshme.

Përgjatë diskutimit u theksuan bujqësia, ndërtimtaria,arsimi ,energjia, teknologjia informative dhe turizmi si sektorë më premtues për investime të huaja nga diaspora jonë, gjersa u përmend edhe rëndësia që ka sjellë diaspora në Kosovë përmes remitancave dhe strategjitë e institucioneve për integrim më të madh të diasporës. Njëkohësisht u përmendën edhe mangësitë dhe sfidat kyçe në të cilat duhet të punojnë institucionet dhe komunat. Nga diskutimet që janë zhvilluar nga këto tryeza do të përgatitet një raport me rekomandime për institucionet e nivelit qëndror dhe lokal.

Gjatë eventit, të pranishmit patën mundësi të njihen më mirë dhe të diskutojnë me njëri-tjetrin rreth temave të ndryshme, duke nxitur debate kuptimplota.
Gjatë tryezës së rrumbullakët nuk munguan as prezantimet dhe diskutimet online.

Kjo tryezë trajtoi gjithashtu mangësitë dhe sfidat që kërkojnë vëmendje nga institucionet dhe komunat.

Tema e tryezës së dytë që u organizua nga GERMIN ishte "Zhvillimi Lokal përmes Angazhimit të Diasporës dhe Partneriteteve Ndërkombëtare”ku morën pjesë përfaqësues të komunave, përfaqësues insitucionalë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

Potenciali i binjakëzimit të komunave si një model që synon nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe komunave jashtë vendit u diskutua duke folur mbi përparësitë dhe ndikimin që mund të ketë në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe shkëmbimit kulturor. Në anën tjetër, mungesa e statistikave dhe informatave për diasporën, mungesa e projekteve dhe çasjeve inovative për t’i lidhur komunat me qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës u përmendën si problemet kryesore për hapjen e rrugëve për partneritete ndërkombëtare dhe angazhimin e diasporës në Kosovë.

Çështje tjera që u theksuan ishin edhe mooskordinimi mes dikastereve qeveritare, nevoja për krijimin e klubeve të diasporës nëpër komuna, nevoja për të investuar në fushën e ICT-së dhe turizmit, mungesa e njohurive të komunave për potencialin që ofron diaspora dhe anasjelltas, si dhe mungesa e një analize në qasjen për të tërhequr investime dhe mungesa e hapësirës për biznese në zona ekonomike.

Përfaqësuesit e nivelit komunal treguan për hapat, sfidat dhe nevojat e komunave për të krijuar kanale që i lidhin këto institucione me diasporën.

Nga diskutimet që janë zhvilluar nga këto tryeza do të përgatitet një raport me rekomandime për institucionet e nivelit qëndror dhe lokal.