fbpx
Tetor 21, 2022

GERMIN pjesë e Panairit të Bizneseve Shqiptare në Austri

Nga Germin-1513 Shikime-Asnjë koment

Panairi i Bizneseve Shqiptare në Austri është një prej ngjarjeve kryesore të organizuara nga Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare – ku përmes kësaj ngjarje bizneseve u ofrohet mundësia që të paraqesin produktet e tyre përpara një numri të madh vizitorësh.

GERMIN ka përkrahur 15 biznese nga Kosova nga fusha e përpunimit të drurit, IT-së dhe ndërtimtarisë. Këto biznese patën mundësi takimi B2B me kompanitë e tjera, me qëllim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Pjesëmarrja e kompanive nga Kosova është mbështetur nga projekti “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë – MARDI” që implementohet nga Caritas Switzerland in Kosovo në partneritet me GERMIM. Gjithashtu, ky projekt përkrahu edhe pjesëmarrjen e agjencionit Kosovo Investment and Enterprise Support Agency - KIESA

Bashkë-drejtori i GERMIN, Lirim Krasniqi, ka folur për projektet që organizata jonë i implementon që kanë qëllim lidhjen e diasporës me Kosovën. Kurse Luiza Sekiraqa nga Caritas Switzerland, ka prezantuar thirrjen për Projektet Investuese të Diasporës – që për qëllim ka nxitjen e partneriteteve biznesore midis bizneseve apo investitorëve nga diaspora dhe bizneseve vendore.

Folës në hapjen zyrtare të panairit ishte edhe organizuesi i këtij panairi, Yll Blakaj – Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri; Rozeta Hajdari – Ministre e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë; Lulzim Pllana – Ambasador i Kosovës në Austri; Roland Bimo – Ambasador i Shqipërisë në Austri; Skender Rama – Udhëheqësi i projektit Kosovo Compete Activity nga USAID; Kreshnik Shehu – Shoqata e Përpunuesve të Drurit në Kosovë.