fbpx
Janar 12, 2024

Ngritja e kapaciteteve të grave në politikë në nivel lokal

Nga Bublina Peni-393 Shikime-Asnjë koment

Gjatë periudhës tetor 2022 deri në tetor të vitit 2023, GERMIN ka zbatuar projektin “Diaspora për gratë në politikë”, i cili kishte për qëllim adresimin e mungesës së përfaqësimit substancial dhe cilësor të grave në politikën e nivelit lokal në Kosovë. Qëllimi kryesor i këtij projekti ishte fuqizimi i 52 grave të zgjedhura dhe grave që mund të ishin kandidate potenciale në zgjedhje nga komunat e Shtimes, Istogut, Vushtrrisë, Suharekës, Lipjanit, Rahovecit dhe Podujevës. Kjo bëhej me synimin për të ndërtuar kapacitetet e këtyre grave në fushat kyçe të interesit, duke lidhur dhe nxitur marrëdhëniet e të mësuarit të ndërsjellë ndërmjet këtyre grave dhe ndërmjet pjesëtarëve të diasporës së Kosovës të cilët ishin të angazhuar në politikë në vendet e zhvilluara.

  • Arritjet dhe impakti i projektit

Përmes këtij projekti, GERMIN shfrytëzoi rrjetin e tij të gjerë në diasporë dhe angazhoi anëtarë me ndikim dhe njohuri dhe që janë të përfshirë në politikë në nivel lokal, rajonal apo kombëtar.

Angazhimi politik i grave, veçanërisht në nivelin lokal, mbetet një sfidë në Kosovë. Kjo sfidë është më e theksuar kur punohet me komuna më të vogla, ku mendësia patriarkale është më e rrënjosur. Partitë politike priren të përfshijnë gratë në listat e tyre zgjedhore vetëm gjatë periudhave zgjedhore për të përmbushur kërkesat e detyrueshme të kuotave gjinore. Kjo gjë pengon gjithashtu edhe angazhimin aktiv të grave në politikë në një shkallë më të gjerë brenda Kosovës.

In the municipalities that were the focal point of our project, we were fully cognizant of the difficulty in achieving all our numerical targets. However, this did not render the project unworkable. Although we initially aimed to involve 52 women in the project, GERMIN extended deadlines, conducted meetings with political parties, and made multiple attempts via email and phone to encourage participation.

  • Gjatë zbatimit të projektit, arritjet kryesore ishin këto:
  • Përpilimi i një baze të dhënash gjithëpërfshirëse me mbi 300 gra të përfshira në politikë të cilat ishin nga komunat dhe partitë politike të targetuara.
  • Përpilimi i bazës së të dhënave me mbi 80 profesionistë të diasporës, për të shërbyer si mentorë për projektin.
  • Angazhimi i 26 mentorëve nga 14 vende të zhvilluara (si SHBA-ja, Gjermania, Zvicra, Britania e Madhe, Franca, Suedia, etj.). Ky bashkëpunim u ka dhënë të mentoruarve një mundësi unike për të shkëmbyer përvoja dhe njohuri me mentorët.
  • Pikat kryesore të konferencës përmbyllëse

Projekti u finalizua me konferencën përmbyllëse e cila shpalosi angazhimin e grave në politikë në nivel lokal dhe mentoreve nga diaspora, në projektin njëvjeçar të mbështetur nga Fondi Kombëtar për Demokraci (NED). Ky event filloi me fjalën hapëse të znj. Sihana Bejtullahu, Bashkëdrejtoreshë Ekzekutive e GERMIN, Presidentja e katërt e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga dhe znj. Vera Mjeku, Analiste e Politikave në Këshillin e Qytetit të Nju Jorkut.

Konferenca vazhdoi me një panel diskutimi me temë “Nga sfidat në ndryshim” që mblodhi së bashku gra nga parti të ndryshme politike. Pjesë e panelit ishin: Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, nënkryetarja e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Albulena Mujaj Bajraktaraj dhe Diellza Kukaj, kryetare e Forumit të Gruas në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Në pjesën e dytë të konferencës “Diaspora për gratë në politikë”, mentorët e nga diaspora: Kendresa Gerlica nga Belgjika, Selvete Dibrani Istrefi nga Finlanda dhe Fatima Zekijiri nga Gjermania mbajtën tri diskutime grupore.

Një raport i shkurtër me gjetjet e projektit u prezantua gjithashtu nga Diana Morina, eksperte për çështjet gjinore. Raportin mund ta gjeni në këtë link.

Më shumë momente dhe fjalime nga kjo konferencë i gjeni në këtë link në videon e publikuar në faqen tonë në Facebook.