fbpx
Mars 7, 2022

GËZUAR DITA E MËSUESVE

Nga Germin-1038 Shikime-Asnjë koment

Sot shënohet 135 vjetori që nga dita kur u hap Mësonjtorja e parë shqipe në Korçë. Kjo ditë festohet me qëllim të respektimit të figurës së mësuesit.

Hapja e shkollës u bë si rezultat i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare që për synim kishte mundësimin e të drejtave kombëtare brenda Perandorisë Osmane.

“Dita e Mësuesit” festohet për nder të 7 marsit 1887 kur Rilindasit shqiptarë hapën shkollën e parë shqipe me karakter laik, ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe.

Atdhetarët shqiptarë që kontribuan në hapjen e kësaj shkolle ishin: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami. 

GERMIN dhe edukimi

Përgjatë viteve të ekzistencës GERMIN ka tentuar që përmes ekspertëve shqiptarë të diasporës, të ndihmojë të rinjtë shqiptarë që të marrin dije nga ta.

Një prej programeve ishte edhe DiasporaED. Kjo iniciativë kishte për qëllim që të angazhojë profesionistë nga diaspora që të ndajnë shkathtësitë e tyre përmes prezantimeve, bisedave dhe punëtorive të ndryshme. Në këto aktivitete morën pjesë rreth 1 mijë nxënës të shkollave të mesme nga 15 deri në 18 vjeç, nga 10 komuna të ndryshme të Kosovës.

Ne besojmë që iniciativa të tilla për të edukuar gjeneratat të reja, janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit tonë.

Aktivitetet e DiasporaED ishin si vijon:

“Si të jemi të sukseshëm në jetë” – nga Mark Kosmo (SHBA)

“Edukimi dhe shkathtësitë e buta” – Muhamet Idrizi (Gjermani)

“Të qëndrosh në Kosovë apo të largohesh” – Avni Mustafaj (SHBA)

“Të bëhesh dizajner grafik” – Gasper Sopi (Kroaci)

“Rrugëtimi i ndryshimit” – Mentor Dida (SHBA)

“Nuk është kurrë vonë për të studiuar” – Zymryte Hoxhaj (Gjermani)

“Mundësitë dhe aftësitë e shkëmbimit të të rinjve” – Zymryte Hoxhaj (Gjermani)

“Të udhëtosh me pasaportë të Kosovës” – Lavdi Zymberi

“Tri diploma në tri gjuhë” – Tringë Krasniqi

“Të jetosh përmes artit” – Valshent Sata

Për më shumë informata klikoni në këtë link: https://germin.org/diaspora-ed-germin/