👉 Germin ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në një bashkëbisedim virtual mbi temën “Identiteti Kombëtar në Diasporë – Ku Qëndrojmë?”.
🟩 Çfarë do të diskutojmë?
Ky diskutim do të fokusohet në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe ndikimin e tij brenda diasporës shqiptare. Temat do të përfshijnë:
- – Roli i brezave të rinj në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës.
- Ndikimi i globalizimit në formimin e identitetit.
- Sfidat e mirëmbajtjes së identitetit në kontekste të ndryshme sociale dhe kulturore.
🔍 Pse duhet të merrni pjesë?
Ky diskutim synon të ofrojë një hapësirë për reflektim dhe shkëmbim idesh mbi identitetin e diasporës, duke ofruar ide konkrete se si të ruajmë dhe forcojmë lidhjen me rrënjët tona.
🖇 Për të qenë pjesë e këtij diskutimi, regjistrohuni në vegëzën në vijim: https://bit.ly/49EODpP
Data: 23 Dhjetor 2024 – Ora: 18:00 – Platforma: Zoom
Ky aktivitet organizohet nga Germin në kuadër të projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor”. Projekti zbatohet nga Qendra për Promovimin e Shoqërisë Civile (CPCD), në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Qendrën për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM), me mbështetje financiare nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA). Tema e këtij takimi është përgjegjësi vetëm e Germin dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA).
Bashkohuni me ne për një diskutim të frytshëm!