fbpx
Janar 16, 2024

GERMIN në kërkim të dy praktikantëve për t’iu bashkuar ekipit

Nga Bublina Peni-212 Shikime-Asnjë koment

GERMIN është në në kërkim të dy praktikantëve për t’iu bashkuar ekipit tonë. Nëse jeni i/e re dhe entuziast/e për punë, ftoheni të aplikoni në linçet në vijim përmes platformës Kosovogenu.com për pozitat:

Praktikant/e për asistim në projekte

Praktikant/e për video-editim

Hapat e regjistrimit

  1. Vizitoni faqen kryesore
  2. Kyquni në platformën Kosovagenu.com (nëse keni një llogari ekzistuese në platformë). Nëse nuk jeni të regjistruar në platformë, klikoni në butonin 'Regjistrohu'.
  3. Zgjidhni opsionin 'Praktikant'
  4. Plotësoni të gjitha detajet e kërkuara të formularit të regjistrimit.
  5. Mos harroni të pajtoheni me Termat dhe Kushtet, përndryshe nuk do të jeni në gjendje të kompletoni regjistrimin.

Afati i fundit për aplikim është 26 janar 2024. Pas kësaj date vetëm rrethi i ngushtë do të ftohen në intervistë. Ndërsa i/e përzgjedhura parashihet të filloj punën me 2 shkurt 2024.

Është domosdoshmëri që aplikimin ta kryeni përmes platformës www.kosovogenu.com në bazë të linqeve të lartëcekura.

Këtu fillon udha juaj drejt përvojave domethënëse të punës. Aplikoni tani përmes linqeve të lartëcekura dhe nisni një rrugë të rritjes profesionale dhe inovacionit.