Would you like to receive our newsletter occasionally? To be notified about our new activities we’re working on? Subscribe to our newsletter and stay up-to-date.
Home / Shkrimet / Raportet / Këshilli Koordinues për Diasporën dhe çmimi Ambsadori i Kombit
Rekomandime rreth Këshillit Koordinues për Diasporën dhe çmimi Ambsadori i Kombit, dërguar z.Pandeli Majko, Ministër i Shtetit për Diasporën, Republika e Shqipërisë.
Vendimet e miratuara së fundmi nga Parlamenti i Republikës së Shqipërisë lidhur me zgjedhjen e përfaqësueseve të Këshillit Koordinues të Diasporës dhe mbi kriteret e mënyrën e ndarjessë çmimit “Ambasador i Kombit”, ishin arsyet e organizimit të një bashkëbisedimi virtual(26.06.2018) në mes të Diasporës dhe Ministrit të Shtetit për Diasporën, z.Pandeli Majkon.
Germin, si ndërmjetësues i këtij takimi, ftoi 15 pjesëtarë nga komunitet e Diasporës, të cilët vinin nga 10 shtete të ndryshme të Botës si: ShBA, Kanada, Turqi, Gjermani, Zvicër, Greqi, Itali, Britani e Madhe, Francë dhe Spanjë.
Përballë një paneli divers nga diaspora, Ministri Majko u përgjigj dhe dha sqarime për pyetjet dhe kërkesat që pjesëtarët patën për këto dy tema, por edhe për të tjera si vota e diasporës, rrjeti i bizneseve në Diasporë, angazhimi i Diasporës në diplomaci & lobim dhe për Samitin e Diasporës 2.0.
Për të lexuar rekomandimet e plota, ju lutem klikoni KËTU.
Germin është organizatë joqeveritare që mbështetë parimet dhe idealet e saj në besimin se diaspora luan rol të gjerë dhe proaktiv në zhvillimin pozitiv të vendit.
Dëshironi të pranoni buletinët informativ kohë pas kohe? Abonohuni për t'u informuar rreth të rejave, përditësimeve ose programeve për të cilat po punojmë.