fbpx
Tetor 25, 2022

Newsletter: Intensive Diaspora Activities in Switzerland and Austria

Nga Germin-988 Shikime-Asnjë koment

Diaspora për Gratë Ndërmarrëse

Më 13 dhe 14 tetor, dhjetë gra ndërmarrëse nga Kosova patën mundësi të takohen me përfaqësues biznesesh në Cyrih me qëllim të rrjetëzimit dhe promovimit të eksportit të produkteve kosovare. Nga 76 takimet B2B mes të grave ndërmarrëse dhe bizneseve, më shumë se 20 prej tyre kanë rezultuar me mundësi bashkëpunimi në të ardhmen.

Pas takimeve të suksesshme B2B, gratë ndërmarrëse kosovare patën mundësi që të takohen me znj. Merita Pinta, përfaqësuese e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër si dhe vizituan dy kompani të diasporës, "Dinnova AG" dhe kompaninë “Optimal Food”.

Projekti “Diaspora për Gratë Ndërmarrëse” mbështetur nga USAID Kosovo Compete Activity dhe implementuar nga GERMIN.

Takim me profesionistë dhe biznese të diasporës në Zvicër

Ky aktivitet u organizua nga GERMIN, me mbështetje të CARITAS Switzerland si dhe Programit për Angazhimin e Qytetarëve, një partneritet ndërmjet USAID në Kosovë, si dhe dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Në këtë takim u prezantua programi për angazhimin e profesionistëve, i cili synon transferin e njohurive dhe shkathësive nga diaspora në Kosovë. Ky program mbështetet nga Aktivitetit për Angazhim Qytetar që zbatohet nga KCSF. Drejtori i kësaj të fundit, z. Taulant Hoxha theksoi që përtej mbështetjes financiare, profesionistët nga diaspora mund të mbështesin shoqërinë civile në vendin e origjinës, duke sjellë praktikat dhe përvojat e vendeve demokratike si Zvicra në Kosovë. Thirrja për profesionistët nga diaspora, të cilët duan të kontribuojnë në Kosovë vazhdon të jetë e hapur >>.

Në këtë takim u prezantua gjithashtu mekanizmi financiar nga CARITAS-i Zviceran, i cili synon të mbështesë investimet dhe partneritetet biznesore nga diaspora në Kosovë, përmes granteve nga 20,000 - 53,000 EUR. Për më shumë rreth kësaj mundësie, ju lutemi lexoni këtu >>..

Panairi i Bizneseve të Diasporës në Austri

GERMIN, përmes projektit "Aksioni Komunal për Riintegrim dhe Diasporë" (MARDI) ka përkrahur pjesëmarrjen e 15 biznesevev nga Kosova nga fusha e përpunimit të drurit, IT-së dhe ndërtimtarisë në Panairin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare, i mbajtur me 15 tetor në Vjenë. Kjo ngjarje mblodhi mbi 60 biznese të diasporës dhe qindra vizitorë dhe blerës potencial nga Austria.

Bashkë-drejtori i GERMIN, Lirim Krasniqi, theksoi se kjo ngjarje e organizuar nga Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Austri, shfaq potencialet e shumta të diasporës sonë dhe një mundësi të madhe për prodhuesit kosovarë për qasje në tregjet europiane.

Ndërkohë, Luiza Sekiraqa nga CARITAS-i Zviceran, përshëndeti pjesëmarrësit dhe prezantoi thirrjen për Projektet Investuese të Diasporës – që për qëllim ka nxitjen e investimeve dhe partneriteteve biznesore nga diaspora në Kosovë. Për më shumë rreth kësaj mundësie, ju lutemi lexoni këtu >>.