STAY CONNECTED

Cicërrimat e fundit

FOLLOW US ON TWITTER

Abonohu dhe prano njoftimet e fundit

Would you like to receive our newsletter occasionally? To be notified about our new activities we’re working on? Subscribe to our newsletter and stay up-to-date.


Shëno e-mail

… and much, much, more …

CONNECT

Zgjedhjet në Kosovë dhe Pjesëmarrja e Diasporës

Prill 18, 2017/0/0
Home / Shkrimet / Raportet / Zgjedhjet në Kosovë dhe Pjesëmarrja e Diasporës

Rekomandimet për Votim Jashtë Vendit për zgjedhjet lokale, dërguar znj.Valdete Daka, Kryetare e Komisionit Zgjedhor në Kosovë. 

Më 30 mars 2017, organizata jo-qeveritare Germin, në kuadër të iniciativës Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës ka mbajtur takimin virtual me temën Zgjedhjet në Kosovë dhe Pjesëmarrja e Diasporës.

Diaspora shqiptare vazhdon të jetë kontribuues kryesor në zhvillimin e vendit tonë. Përgjatë viteve, ata kanë pasur një rol kyç në çlirimin, pavarësimin dhe stabilitetin ekonomik. Duke marr parasysh që mërgata shqiptare përbën një prej grupeve më të mëdha sociale në Kosovë, angazhimi i tyre në zgjedhje është i rëndësishëm. E drejta e votës sot atyre ju garantohet me ligj, të cilët për ta shfrytëzuar duhet t’i kalojnë disa pengesa burokratike dhe t’i respektojnë afatet e shkurtra. Për fat të mirë, sot kemi njëdiasporë e cila si asnjëherë më parë është mirë e informuar dhe mirë e integruar në vendet ku jetojnë.

Andaj, duke u bazuar sipas një hulumtimi nga UNDP, 2014, thuhet se të paktën 300 000 mërgimtarë gëzojnë të drejtën e votës në Kosovë, mirëpo më pak se 1500 e tyre kanë votuar në zgjedhjet e fundit. Kjo shifër e ultë, është pasqyrim se sistemi i tanishëm i votimit nga jashtë lë shumë për të dëshiruar. Edhe nëse pjesëmarrja e mërgatës është aq sa ajo e qytetarëve që jetojnë në Kosovë (46.31%), vota e tyre mund të luaj një rol kyç në zgjedhjen e kandidatëve për kryetarë/e komunal.

 

Navigation
SQ
EN SQ