News
Udhëtimi OriginAL i diasporës / OriginAL Diaspora Journey
Date: 29/08/2022
0 Views

Udhëtimi ynë OriginAL ka përfunduar të hënën më 22 gusht.

40 të rinj, të lindur apo të rritur në diasporë patën mundësi që nga data 10 deri më 22 gusht, të vizitojnë vendet më të rëndësishme kultore dhe historike në Kosovë e në Shqipëri.

Në këtë program ka pasur edhe pjesëmarrës nga Kosova dhe Shqipëria, me qëllimin e vetëm që të rinjtë e diasporës të njihen edhe me bashkëmoshatarët e tyre nga vendet e origjinës.

Pjesëmarrësit kanë qenë nga 15 shtete të botës nga mosha 18 deri në 24 vjeç.  Qëllimi ishte një dhe i vetëm, që të rinjtë e diasporës t’i gjejnë rrënjët e tyre shqiptare.

Rreth udhëtimit

Dita e parë më 10 gusht, filloi në Prishtinë ku pjesëmarrësit patën mundësi që të njihen me njëri -tjetrin. Gjithashtu, në këtë ditë ata u njoftuan edhe me gjithë anëtarët e ekipit duke ju shpalosur në detaje agjenda që do e ndiqnin për ditët e ardhshme sa do zgjaste program.

Për më shumë ju mund ta shikoni videon e ditës së parë.

Mëngjesi i ditës së dytë iu dedikua një punëtorie të kryesuar nga ndërmarësi social, Mentor Dida. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte socializimi i pjesëmarrësve me njëri – tjetrin. Pjesa tjetër e ditës ishte me vizita në vendet më të rëndësishme kulturore dhe historike në kryeqytetin Kosovar. Gjithashtu, edhe Komuna e Prishtinës, pati një pritje për të rinjtë e diasporës. Po atë ditë, më 11 gusht, është bërë edhe hapja zyrtare e OriginAL në oborrin e Universitetit Amerikan në Kosovë.

Për më tepër mund ta shikoni videon përmbledhëse.

 

Dita e tretë filloi me Rijad Mehmetin nga Team Rijad, i cili përpara të rinjve të diasporës shpjegoi se si është të jetosh në karroce me rrota në Kosovë. Pjesa e dytë ishte e dedikuar për ndërmarrësin Ardian Hoxha. Pas takimeve në Prishtinë, OriginAL-istët tanë u nisën për në Prizren. Aty takuan Drejtorin Artistik të DokuFest, Veton Nurkollarin me të cilin diskutuan për festivalin e filmit të metrazhit të shkurtër dhe dokumentarëve. Pjesa tjetër e ditës ishte për vizitat në vendet historike të Prizrenit, përfshirë edhe Kalanë.

Ndiqni videon e ditës së tretë.

Në ditën e katërt morëm rrugë për në Prekaz. Përveç nga ciceroni, pjesëmarrësit e OriginAL-it aty u pritën edhe nga Sala Jashari, mbesa e Salë Jasharit që është një ndër 59 viktimat e sulmit të 5,6 dhe 7 marsit 1998. Në këtë vizitë kishte pjesëtarë të diasporës që për herë të parë dëgjonin për historinë e familjes Jashari. Pas Prekazit, OriginAL-istët tanë morën rrugë për në Mitrovicë. Atje u pritën nga Valdete Idrizi, Drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Mitrovicë e cila shpjegoi se çfarë do të thotë të jetosh në qytetin e ndarë në dy pjesë.

Rreth ditës së katërt më shumë informata merrni në videon mëposhtë.

Dita e pestë ishte ditë e kushtuar vetëm për sportin. Nga Prizreni,  një grup u nda për të bërë ngjitje në mal të njohur si Via Ferrata dhe një grup tjetër për të bërë ciklizëm malor. Pasditja më pas ishte e dedikuar për alpinisten Mrika Nikqi, e cila përpara pjesëmarrësve tregoi sfidat që ajo ka përjetuar gjatë ngjitjeve në majet më të larta të botës.

Videon e ditës së pestë mund ta gjeni mëposhtë.

Në ditën e gjashtë udhëtuam për në Gjakovë. Të udhëhequr nga cicëroni OriginAL-istët patën mundësi që të shohin nga afër objektet më të rëndësishme kulturore dhe historike të Gjakovës. Përveç monumenteve ata patën mundësi që të njohin edhe historinë e trishtë të Nënës Ferdonije. Ajo na priti në shtëpinë-muze ku përpara të rinjve të diasporës shpjegoi historinë e familjes së saj.

Videon e ditës së gjashtë e gjeni në linkun e mëposhtëm.

Në ditën e shtatë u larguam nga Kosova por atë e bëmë përmes Liqenit të Komanit. Pas udhëtimit me traget, ndalesa e parë në Shqipëri ishte tek ‘Mrizi i Zanave’ në Fishtë. Përveç ushqimit të shijshëm ata patën mundësi edhe që të vizitojnë këtë vend që njihet për agroturizëm. Natën OriginAL-istët e kaluan në Vlorë.

Në linkun e mëposhtëm mund ta shihni përmbledhjen nga dita e shtatë.

Dita e tetë ishte ditë dedikuar detit dhe diellit. Tërë dita ishte e dedikuar për t’i vizituar ishujt e bukur që ka Vlora si: Sazani, Karaburuni dhe Shpella e Haxhi Alisë.

Ndiqni videon e ditës së tetë në linkun e mëposhtëm.

Nën shoqërimin e zv.Ministres për Turizëm dhe Mjedis në Shqipëri, Vilma Bello, OriginAL-istët patën mundësi që të vizitojnë vendet më të rëndësishme historike të Vlorës. Pasdite ata udhëtuan për në Berat meqë rast u pritën nga Bashkia e Beratit, të cilët u kujdesën për vizitën turistike në qytetin e 1001 dritareve.

Ndiqni videon përmbledhëse të ditës së nëntë mund ta gjeni më poshtë.

 

Në ditën e dhjetë morëm rrugë për në Tiranë. Të mirëpritur nga Tirana Youth Capital, ata patën një sesion informues dhe OriginAL-istët patëm mundësi që të takohen me bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë. Në mbrëmje në terracën e Bashkisë së Tiranës, ata u pritën nga Zv.Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi. Ai shpjegoi se cilat janë projektet më të mira të kryqyetetit shqiptar.  Pas këtij takimi, mbrëmja ishte e dedikuar për mësimin e valleve shqiptare.

Ndiqni videon përmbedhëse në linkun e mëposhtëm.

 

Dita e njëmbëdhjetë filloi në qytetin historik të Krujës, ku pjesëmarrësit kishin mundësi që të njihnin më afër për historinë e Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Pas Krujës, ata vizituan Bun’Art 1, ku përmes ciceronit kuptuan më tepër për historinë 50 vjeçare të komunizmit në Shqipëri.

Përmbledhjen e ditës së njëmbëdhjetë e gjeni në linkun e mëposhtëm.

 

Në ditën e dymbëdhjetë pjesëmarrësit shkuan tek Qendra Tumo, ku patën mundësi që të kuptonin më shumë për ‘të drejtat digjitale’. Pas punëtorisë pjesëmarrësit patën mundësi që të kalonin kohë tek Mali i Dajtit.

Ndiqni videon përmbledhëse të ditës së dymbëdhjetë në linkun e mëposhtëm.

 

latest
Related News
Explore the latest developments, initiatives, and discussions shaping advocacy and diplomacy within the diaspora community.
News
The second edition of the OriginAL program is officially launched
On August 4th, the second edition of the OriginAL program was officially launched. Participants had the opportunity to see the program's insights, its inaugural edition, and its ambitious goals. This event opened with a surprise performance by Arbër Selmani, journalist and poet from Pristina. He moved the audience with a rendition of his poem called "Kur vdiq baba." The co-director of GERMIN, Lirim Krasniqi, spoke about the importance and impact that this program has had and expressed that he is proud to be part of an initiative of historical importance and thanked all the supporters of this project. Deputy Prime Minister and Minister of the Ministry of Foreign Affairs and Diaspora, Donika Gërvalla-Schwarz, said that she is very proud of last year's result and of the group of the second edition of the OriginAL program. Acting President at RIT Kosovo (A.U.K), Michael Hess, talked about the important connection that the American University in Kosovo has with the diaspora. We also had supporters of the OriginAL program among us. Investor, entrepreneur, and philanthropist from the Diaspora in Bulgaria, Elvin Guri. He talked about how this program helps the youth of the diaspora to understand not only their roots but also their parents and their sacrifices. One of the main pillars of this program is the founder and Chairman of the Board of the Global Albanian Foundation (GAF), Mark Kosmo. Unable to come from Boston, USA, through a video message, he once again expressed his support and told the participants that he really looks forward to starting this journey. From Paris, we also had GERMIN's co-chair of the board, Anila Smørgrav, who greeted and thanked the participants, supporters, and partners of OriginAL. At the event, seven esteemed alumni of the OriginAL program graced the gathering. Among them, Diellza and Elsa Vejseli, who once participated and now volunteered for the second edition, took the stage to recount their enriching experiences, the enduring friendships forged, and offered valuable insights into the program's overarching objectives and impact.
Date: 24/12/2024
0 Views