May 17, 2018
Politikat investuese | Akademia e shkencave të të rinjve
By Germin-20531 Views-No Comment
PROMOVIMI I POLITIKAVE EKONOMIKE DHE INVESTIMET E DIASPORËS
17 – 20 MAJ 2018
Themelimi i Akademisë së Shkencave të të rinjve
VIZIONI
Duke marr parasysh numrin e madh të profesionistëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendlindjes por edhe atyre profesionistëve që kthehen në vendlindje për të jetuar e punuar pas një periudhe të gjatë përvoje e pune dhe dëshirës për të kontribuar në shkencë dhe universitet bën që jo të gjithë të kenë mundësi të punojnë në drejtimin që kanë studiuar qoftë për shkak burokracisë apo edhe të mungesës së drejtimeve të caktuara për punë. Prandaj themelimi i një Akademie të tillë do të ishte një shtëpi e përbashkët e të gjithë profesionistëve të shkëlqyer që dëshirojnë të kenë karrierë akademike.
OBJEKTIVAT
- Përmes kësaj akademie të të rinjve nga gjithë trojet shqiptare do të mundësohej grumbullimi i ekspertëve shqiptar që jetojnë jashtë dhe atyre që kanë studiuar jashtë dhe janë kthye e që janë me gradën Doktoratë apo Master shkence që kenë mundësi të kontribuojnë në zhvillimin e shkencës në vendet shqiptare duke sjellë përvojat më të mira nga vendet nga vijnë.
- Përmes kësaj akademie do të mundësohej krijimi i mekanizmave të mirëfillta për Hulumtim dhe Zhvillim në sferat që vlerësohet nga akademia dhe shoqëria civile.
- Nga grumbullimi i ekspertëve shqiptarë nga e mbarë bota do të krijohej mundësia e mbështetjes edhe të departamenteve të ndryshme në Universitetin Publik siç është rasti me Departamentin e Energjetikës në kuadër të Fakultetit Teknik.
HAPAT PËR REALIZIM TË PROJEKTIT
- Koordinimi mes tri rektorateve dhe universiteteve shqiptare nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia dhe Akademive të Shkencave nga Kosova dhe Shqipëria për themelim të Akademisë së Shkencave të të rinjve.
- Grumbullimi i gjithë databases së ekspertëve të rinj shqiptarë nga e gjithë bota dhe mbajtja e takimit të punës për themelim të Akademisë.
- Ndërtimi i strukturës së parë gjetja e lokacionit (si propozim dhe trekëndësh i mirë për te tre vendet mund të jetë qyteti i Prizrenit) dhe përzgjedhja e bordit dhe stafit drejtues.
Për të lexuar Planin e Veprimit nga Task Forca për Politikat Ekonomike dhe ju lutem klikoni KËTU.