Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut, fushata e organizuar nga rrjeti i parë i Bizneseve shqiptare Fondacioni “BESA” nga Bavaria, Klubi i Prodhuesve të Kosovës, organizata GERMIN, së bashku me Fondacionin Global Shqiptar, përfundoi me shumë sukses edhe aksionin e fundit në SOS Fshatrat e Fëmijëve.
Fushata e cila filloi gjatë muajit prill, kishte për qëllim mbledhjen e fondeve për t’iu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë në Kosovë, të prekura nga COVID-19, duke iu mundësuar nga një pako me ushqime dhe produkte bazë të higjienës.
Njëkohësisht kjo fushatë mbështeti edhe prodhuesit vendorë, duke qenë se të gjitha produktet e pakove të ndihmave ishin produkte MADE IN KOSOVA.
Nga kjo fushatë u ndihmuan 7 komuna me 1900 pako, ku 1900 familje apo diku rreth 7200 qytetar të cilët ishin në gjendje të rëndë financiare për shkak të pandemisë COVID-19, por edhe 220 punëtorëve në sektorin e prodhimit ju mundësua paga mujore.
Komunat të cilat u ndihmuan gjatë kësaj fushate janë Vitia, Kamenica, Vushtrria, Podujeva, Gjakova, Podujeva, Senderaj dhe në SOS Fshatrat e Fëmijëve.
Besa për Kosovën në Media