fbpx
Qershor 30, 2020

Përfundon fushata Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut!

Nga Germin-1688 Shikime-Asnjë koment

Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut, fushata e organizuar nga rrjeti i parë i Bizneseve shqiptare Fondacioni “BESA” nga Bavaria, Klubi i Prodhuesve të Kosovës, organizata GERMIN, së bashku me Fondacionin Global Shqiptar, përfundoi me shumë sukses edhe aksionin e fundit në SOS Fshatrat e Fëmijëve.

Fushata e cila filloi gjatë muajit prill, kishte për qëllim mbledhjen e fondeve për t’iu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë në Kosovë, të prekura nga COVID-19, duke iu mundësuar nga një pako me ushqime dhe produkte bazë të higjienës.

Njëkohësisht kjo fushatë mbështeti edhe prodhuesit vendorë, duke qenë se të gjitha produktet e pakove të ndihmave ishin produkte MADE IN KOSOVA.

Nga kjo fushatë u ndihmuan 7 komuna me 1900 pako, ku 1900 familje apo diku rreth 7200 qytetar të cilët ishin në gjendje të rëndë financiare për shkak të pandemisë COVID-19, por edhe 220 punëtorëve në sektorin e prodhimit ju mundësua paga mujore.

Komunat të cilat u ndihmuan gjatë kësaj fushate janë Vitia, Kamenica, Vushtrria, Podujeva, Gjakova, Podujeva, Senderaj dhe në SOS Fshatrat e Fëmijëve. 

Vitia: 600 Pako

Skenderaj: 200 Pako

Kamenica: 400 Pako

Gjakova: 200 Pako

Podujeva: 200 Pako

Vushtrria: 200 Pako

SOS Fshatrat e Fëmijëve: 100 Pako

Pamje nga implementimi i fushatës

Besa për Kosovën në Media