fbpx
August 25, 2017

Sigurimi Kufitar për mërgimtarët: Pse?

By Germin-26471 Views-No Comment

Rekomandime për Kartonin e Gjelbër, dërguar Byros së Sigurimeve Kufitare dhe z.Rrahim Pacolli.

Më 30 qershor 2017, organizata jo-qeveritare Germin, në kuadër të iniciativës Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës (www.diasporaflet.org) ka mbajtur takimin virtual (Google Hangout) me temën Sigurimi kufitar për mërgimtarët: Pse?.

Pasi që çdo vit kemi fluks të madh të mërgimtarëve që hyjnë në Kosovë dhe të cilët duhet të paguajnë sigurim kufitar shtesë, ka indikacione se taksimi përmes policës kufitare paraqet pakënaqësi tek kjo pjesë e popullsisë. Kjo sepse përkundër shumë paralajmërimeve, Kosova ende nuk është përfituese e Marrëveshjes për Kartonin e Gjelbër. Prandaj, marrë parasysh kostot ekonomike, politike e sociale në lidhje me sigurimin kufitar ndaj mërgimtarëve, organizata Germin hapi një debat në lidhje me shqetësimet dhe mundësitë që mundet Kosovat’i shfrytëzoj deri në anëtarësimin në Këshillin e Byrove të Sigurimit Kufitar.

Për të lexuar rekomandimet dërguar Byros së Sigurimeve Kufitare, klikoni KËTU.

Për të lexuar rekomandimet dërguar z.Rrahim Pacolli, klikoni KËTU.