GERMIN organizon edicionin e tretë të konferencës më të madhe të disaporës shqiptare – “Diaspora Flet” në Prishtinë, Kosovë, më 18, 19 dhe 20 maj. Nën temën e përgjithshme “Si mund të bashkë-krijojmë” synojmë të diskutojmë dhe nxisim mënyrat e bashkë-krijimit, për përmirësim dhe zhvillimin e vendeve amë. Pas organizimit tejet të suksesshëm të dy edicioneve në vitin 2018 dhe 2020, këtë vit konferenca do të mbledhë bashkë qindra profesionistë, politikëbërës dhe hisedarë nga disapora dhe nga vendet amë, për të diskutuar, prezentuar, dhe shkëmbyer informata, përvoja dhe ide në funksion të bashkë-krijimit për shtetet tona. GERMIN është e përkushtuar të ofrojë një ekosistem të qëndrushëm dhe aktiv për angazhimin e disaporës, prandaj konferenca “Diaspora Flet” është ngjarje identifikuese, e cila demonstron përkushtimin tonë për të arritur këtë qëllim.
Programi i Diaspora Flet 2023: Më shumë