News
GERMIN paraqet ankesë në Gjykatën Supreme për mosnumërimin e 1806 pakove me fletëvotime nga diaspora nga ana e KQZ-së
Date: 04/11/2019
0 Views

GERMIN sot ka apeluar vendimin Anr. 382/2019, të datës 03.11.2019, të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, përmes ankesës në Gjykatën Supreme.

Me datë 03.11.2019, Organizata GERMIN ka pranuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesën/apelin Anr. 382/2019 për moszbatimin e plotë të aktgjykimit A.A.UZH.nr. 20/2019 të Gjykatës Supreme nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Sipas këtij vendimi, PZAP hudh si të palejuar apelin në fjalë duke vlerësuar se “nuk është nën juridiksionin e këtij institucioni të bëj vlerësimin rreth zbatueshmërisë së Aktgjykimeve të Gjykatës Supreme” dhe se “paneli vendos vetëm ndaj vendimeve  të KQZ-së ashtu siç parashihet me nenin 122 paragragi 1 pikat a), b), c), d), e) dhe f) të  Ligjit Nr. 03/L-072 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës”

Vëzhguesit e akredituar të GERMIN, gjatë vëzhgimit të procesit të verifikimit dhe numërimit të pakove me fletëvotime të cilat kanë ardhur përmes postës pas datës 5 tetor, kanë vërejtur se KQZ nuk po e zbaton plotësisht vendimin A.A.UZH.nr. 20/2019 të Gjykatës Supreme, duke mos i procesuar fare 1,806 pako me fletëvotime përmes postës të cilat kanë arritur mes datës 11 tetor 2019 (ditën kur është ushtruar ankesa ndaj Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila ka sjellë deri tek vendimi A.A.UZH.nr. 20/2019 i Gjykatës Supreme për pranueshmërine e fletëvotime të ardhura me postë pas ditës së zgjedhjeve) dhe deri më datën 17 tetor 2019. 1,806 pakot e paprocesuara të fletëvotimeve nga bashkëqytetarët tanë që jetojnë jashtë vendit janë refuzuar pa kaluar asnjë procedurë verifikimi nga ana e Sekretariatit të KQZ-së, edhe pse të njejtat janë nisur si dërgesa postare para afatit përfundimtar për dërgimin e votave përmes postës të vendosur nga KQZ-ja, përkatësisht nga data 19 shtator deri më datën 5 tetor 2019, gjë që mund të vërtëtohet në bazë të vulës postare në datën e nisjes. Gjithashtu, 1,806 pakot në fjalë kanë ardhur në KQZ përpara se të niste verifikimi dhe numërimi i 4,639 pakove të tjera të fletëvotimeve që ishin objekt i ankesës së parë të LVV-së, çka do të thotë se përfshirja në numërim e këtyre 1,806 pakove nuk do të kishte ndikuar dhe as vonuar procedimin e pakove të tjera.

Mostrajtimi i këtyre pakove të fundit nga KQZ, bie në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Supreme A.A.UZH.nr. 20/2019 të datës 30.10.2019, si dhe me aktgjykimin më të hershëm të kësaj Gjykate, A.A.-U.ZH.nr. 19/2019 të datës 25.10.2019. KQZ, duke mos trajtuar këto pako, ka vendosur në heshtje refuzimin e tyre rrjedhimisht edhe moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Supreme.

Prandaj, kërkojmë nga Gjykata Supreme, që sipas mandatit të saj ligjor, dhe në bazë të parimeve të vendosura përmes aktgjykimeve AA.UZH. nr. 20/2019 dhe AA.UZH. nr. 19/2019, të ndërmarrë veprime konkrete dhe të urdhërojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të numëruar 1.806 pakot e mbetura me fletëvotime të ardhura përmes postës.

Ankesën e plotë mund ta lexoni në këtë vegëz: GERMIN_ANKESE_GJYKATA SUPREME

latest
Related News
Explore the latest developments, initiatives, and discussions shaping advocacy and diplomacy within the diaspora community.
News
OriginAL Opens Applications for 2025 Cohorts
OriginAL proudly announces the opening of applications for the 2025 cohorts. This exceptional educational and cultural program invites young Albanians aged 18 to 24 to embark on an enriching journey of discovery, connection, and personal growth.   Participants in OriginAL will engage in immersive experiences, exploring the cultural heritage, history, language, and traditions of Kosovo and Albania. The program aims to strengthen participants' sense of identity and deepen their understanding of their ancestral roots.   For the first time this year, OriginAL offers flexibility by allowing applicants to choose their preferred participation period. This innovation ensures that more young individuals can participate in this life-changing opportunity at a time that best suits their schedules.   Eligibility Criteria: Must be of Albanian heritage. Aged between 18 and 24 years. Interest in cultural and historical exploration.   How to Apply: To apply or to find out more about eligibility criteria and program details, please click the link below. APPLY HERE
Date: 25/02/2025
0 Views