fbpx
May 17, 2018

Promovimi i Shkëmbimit Profesional me Diasporën Shqiptare

By Germin-17591 Views-No Comment

PROMOVIMI I SHKËMBIMIT PROFESIONAL ME DIASPORËN SHQIPTARE

17-20 MAJ 2018
Nxitja e shkëmbimit profesional

VIZIONI

Vizioni ynë është të nxisim kontributin pozitiv të diasporës shqiptare në zhvillimin politik, shoqëror dhe ekonomik të vendeve amë.

OBJEKTIVAT

  1. Rikthimi i besimit dhe lidhjes në mes të Diasporës shqiptare dhe vendit të tyre amë, si dhe promovimin e vlerave kulturore dhe historike përmes programeve frymëzuese dhe programeve të veprimit/aktivizmit;
  2. Krijimi i rrugëve pozitive dhe jo-diskriminuese për angazhimin profesional të diasporës në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit amë; dhe
  3. Promovimi i praktikave më të mira duke marrë qasjen “mendoni global, veproni lokal” për të influencuar në hartimin e politikave dhe duke siguruar që ato përfaqësojnë përfshirjen dhe krijimin e mbajtjes së vlerave të përbashkëta në vendet amë.

HISTORIKU

Qeveritë tona kanë dëshmuar se janë më pak se partner të besueshëm gjatë viteve për angazhimin e diasporës shqiptare në një mënyrë të koordinuar dhe institucionale. Përkundër hapit pozitiv në krijimin e Ministrisë së Diasporës, është e rëndësishme që anëtarët e Diasporës shqiptare të angazhohen pozitivisht dhe të marrin një rol proaktiv. Grupi ynë i punës përbëhet nga 20 profesionistë anëtarë të diasporës, që përfaqësojnë tetë (8) rajone nga bota, të cilët kanë ekspertizë, rrjete dhe përvoja shumë të pasura dhe të ndryshme.

METODOLOGJIA

Grupi punues kanë punuar së bashku nga periudha kohore shtator 2017- mars 2018, duke dhënë kontributin e tyre profesional në ndërtimin e këtij planit të veprimit.

Për të lexuar Planin e Veprimit nga Task Forca Promovimin e Shkëmbimit profesional me Diasporën Shqiptare, për  ju lutem klikoni KËTU.