fbpx
Qershor 15, 2023

NEWSLETTER: Diaspora Flet 2023

Nga Germin-1070 Shikime-Asnjë koment

72 orë, 400+ pjesëmarrës, 74 folës, 13 panele diksutimi, 21 organizata dhe institucione partnere

Më 18, 19 dhe 20 maj 2023, GERMIN organizoi edicionin e tretë të konferencës më të madhe të diasporës shqiptare, “Diaspora Flet”, në Prishtinë. Konferenca u zhvillua rreth temës “Si mund të bashkë-krijojmë?” – me synimin për të eksploruar dhe nxitur mënyra të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, që ndikojnë pozitivisht në komunitetet e diasporës dhe bëjnë ndryshime domethënëse në vendet e origjinës. Gjatë tre ditëve të konferencës u bashkuan qindra profesionistë e politikëbërës, për të diskutuar, prezantuar dhe shkëmbyer informata, përvoja dhe ide në funksion të bashkë-krijimit. Në këtë përmbledhje i gjeni momentet kryesore të konferencës si dhe formën e vlerësimit për organizimin e saj.

18 MAJ 2023 | DITA 1

Presidentja e Kosovës, Dr. Vjosa Osmani-Sadriu, e hapi konferencën

Gjatë fjalimit hyrës të konferencës, Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu vlerësoi se diaspora jonë është një aset shumë i çmuar dhe pjesa më e bukur e jona si komb. Ajo theksoi mbështetjen socio-ekonomike dhe politike të diasporës në etapa të ndryshme historike.

Mike Bailey, Ekspert Ndërkombëtar nga Izraeli, Folës Kryesor

Folësi kryesor i ditës hapës, Mike Bailey e filloi fjalimin e tij duke përshkrurar shembullin e Izraelit në bashkë-krijim me disaporën, si një nga modelet më praktike për cilindo shtet dhe cilendo diasporë. Ai theksoi se marrëdhënia me diasporën është e dyanshme dhe se përfitimet i gëzojnë të gjitha palët.

Joshua Mike nga USAID në Kosovë përshëndeti pjesëmarrësit

Shefi i zyrës për rritje ekonomike të USAID në Kosovë përshëndeti të pranishmit, duke dhënë vlerësimet më të larta për qytetarët e Kosovës dhe diasporën. Ai tha se ndihet jashtëzakonisht i lumtur kur dëgjon për diasporën që kthehet për të investuar dhe sjellë talentin e tyre në Kosovë.

Fjalime nga Bashkë-Kryetarët e Bordit të GERMIN, Anila Hyka-Smøgrav dhe Avni Mustafaj

Anila Hyka në fjalën e saj tha se kombin tonë dhe diasporën na bashkon dashuria, vendosshmëria, dhe besimi. Smøgrav inkurajoi audiencën që të mbjellin fara të reja të bashkëpunimit dhe ndërveprimit.
Ndërkohë, Avni Mustafaj filloi fjalimin duke theksuar që Pavarësia e Kosovës është një mrekulli dhe se Kosova është vendi më demokratik në rajon, duke i bërë të gjithë shqiptarët në Diasporë ta gëzojnë këtë sukses.

19 MAJ 2023 | DITA 2

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, folës kryesor në ditën e dytë

“Me Ligjin e ri për zgjedhjet po i japim fund një padrejtësie ndaj mërgatës. Ai do të bëjë lehtësim real - ambasadat dhe konsullata do të shndërrohen në qendra të votimit. Kemi dizajnuar edhe programin për të lidhur diasporën me vendlindjen," tha Kurti. Kryeministri i Kosovës theksoi gjithashtu se platformat si "Diaspora Flet" janë ato që na mundësojnë të forcojmë partneritetin me dhe mes diasporës për zhvillmin e mëtutjeshëm të vendit tonë, njëkohësisht përmirësimin dhe zhvillimin e komuniteteve të diasporës kudo që janë. 

Sesioni përfshiu një prezantim interaktiv të Kornizës së re të Angazhimit të Diasporës nga Zv. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës , Liza Gashi.Zv. Ministrja Gashi prezantoi qasjen e re të qeverisë së Kosovës për angazhimin e diasporës, me theks të veçantë tek fondi i ri i ndikimit, strategjia e re e diaspoës si dhe ligji i ri për diasporën, të trija nisma të cilat priten të finalizohen në muajt e ardhshëm brenda vitit 2023.

Ndërkohë, kryeministri Kurti vizitoi nga afër edhe panairin e organizuar nga Germin, i cili ishte i hapur gjatë gjithë ditës së dytë të konferencës. Në këtë panair prezantuan 30 kompani dhe organizata vendore dhe nga diaspora të udhëhequra nga gratë.

`

8 sesione tematike u trajtuan nga 56 panelistë / prezantues / moderatorë

  1. Diaspora për zhvillim: teknologjia, sipërmarrësia dhe investimet kapitale

Integrimi i perspektivës gjinore në debatin e diasporës

Transferimi i njohurive dhe shkathtësive: Mundësitë dhe Sfidat

Emigrimi i të rinjve dhe “ikja e trurit”: çfarë mund të bëjmë për të trajtuar këtë fenomen?

Nga Filantropia e Diasporës në Zhvillimin e Qëndrueshëm

Angazhimi i Diasporës për Zhvillimin e Qyteteve Tona

Të drejtat e votimit dhe përfaqësimi i diasporës: çfarë po ndodhë?

Identiteti dhe jeta kulturore në komunitetet e diasporës

Lidhje direkte e Zv. Kryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz 

Zv. Kryeministrja dhe Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla-Schwarz u bashkua në konferencë në mënyrë virtuale nga Gjermania. Ajo prezantoi shkurtimisht rrugëtimin e saj të deritanishëm si dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar gjatë jetës mbi 20 vjeçare në mërgatë si dhe kthimit në Kosovë në vitin 2021, për t'i shërbyer institucioneve të Kosovës. Znj. Gërvalla-Schwarz tha se e kupton shumë mirë jetën në mërgatë dhe dëshirën e vullnetin e bashkatdhetarëve për të kontribuuar në vendin amë. Në këtë drejtim, ajo shtoi, është duke u bërë një punë e madhe nga ana e qeverisë për të mundësuar kanalizimin dhe transferin e kapitalit njerëzor dhe financiar nga diaspora në Kosovë.

Rrëfime inspiruese nga personalitete të diasporës

Pas ministres, kishim kënaqësi që të dëgjonim fjalimin e ndërmarrëses së shquar, Mirela Sulae cila përmes fjalimit të saj na bëri të kuptojmë që në jetë gjithçka është e mundur, duke u nisur nga shembulli i saj personal. Nga emigrimi si i një e re në Britani e deri tek suksesi me Global Woman Club & Magazine. 

I kemi dëgjuar performancat e tij, por jo edhe fjalimet. Kitaristi i njohur Petrit Çeku,në këtë sesion të "Diaspora Flet", tregoi edhe një talent tjetër të tij, humorin. Ai shpalosi një pjesë shumë interesante të rrugëtimit të tij, nga mësimet e para për gitarë në Prizren e deri tek skenat më të mëdha botërore.

Ndërkohë, gazetari i njohur nga diaspora, Bahri Canitregoi për vitet kur raportonte për luftën në Kosovë dhe se si kjo periudhe e ka ndikuar formësimin e tij. Ai tregoi gjithashtu se si iu desh të bëj një ndryshim rrënjësor - i shtyrë nga i biri në raportim në periudhën e COVID-19.

Shumë pak njerëz kishin dëgjuar më parë Rita Kastrati e cila në erdhi në "Diaspora Flet" nga Londra dhe tregoi për angazhimin e saj në UN Women si delegate e Britanisë së Madhe dhe ndërmarrëse në fushën e teknologjisë në një moshë të re. 

Bujar Nushiinxhinier dhe hulumtues, Ambasador i Kombit - i shpallur nga Republika e Shqipërisë, foli për angazhimin e tij nga Holanda me Fondacionin Salih & Isa Nushi, me qëllim zhvillimin e arsimit, shkencës dhe kulturës në qytetin dhe regjionin e Mitrovicës.

Ndërkaq, Teuta VodoTeuta Vodo, ligjeruese në Sciences Po - Paris, shpalosi përpara audiencës jetën profesionale, peripecitë e zhvillimit akademik e profesional në diasporë si dhe vullnetin dhe përvojën e kontributit në Shqipëri në qeverisje dhe shoqëri civile.

Gëzim Qadraku, një tjetër i ri në diasporë, tregoi me çiltërsi se si e ka përjetuar krizën e identitetit përderisa rritej në Itali si imigrant nga Kosova. Kjo krizë kishtë bërë që ai të zbuloj një talent të ri - shkrimin, përmes së cilit u bë njëri nga autorët më të lexuar në Kosovo 2.0.

Ermal Sadiku, ish-pjesëtar i diasporës, foli për vendimin e tij për tu kthyer nga Gjermania për të hapur dhe zhvilluar një kompani të suksesshme në Kosovë. Ai theksoi dëshirën e madhe për t'u kthyer - para mundësive më të mëdha jashtë vendit, si faktorin kryesor për kthim.

E fundit por jo nga rëndësia Arbëresha Dula, që tregoi për jetën dhe sfidat në Norvegji në vitet e 90-ta. Përvoja e saj me mobilizimin e ndihmave për Kosovën gjatë luftës ka ndikuar edhe në formësimin profesional, si një eksperte në fushën e migrimit pranë IOM.

20 MAJ 2023 | DITA 3

"Diaspora Flet" në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Një seancë më ndryshe e Kuvendit të Kosovës u realizua në kuadër të konferencës. Atë e hapi Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca , i cili me një fjalim përpara të ftuarëve shpreh se mërgata mbetet themeli i çdo të arriture të të dy shteteve, si Kosovës ashtu edhe Shqipërisë. Në fjalimin e tij theksoi rëndësinë që shtetet amë duhet t'i japin ruajtjes dhe mbrojtjes së identiteti, gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Folës në Kuvend ishte edhe Shefja e Grupit Parlamentar të "Vetëvendosje", Mimoza Kusari-LilaPas saj pasuan fjalimet edhe bashkë-drejtuesve të bordit të GERMIN, Anila Hyka-Smorgrav dhe Avni Mustafaj. Pas tyre u pasua me fjalimet e përfaqësuesve të diasporës si: Rosario PettaRosario Petta, Kryetar i Komunës së Horës së Arbëreshëve; Bora Zukali Bora Zukali nga Komuniteti Shqiptar "Vatra" në Stamboll, Turqi; Hilmi GashiHilmi Gashi, Anëtar i Bordit të Germin nga Zvicra; Vjollca Robelli-MripaVjollca Robelli-Mripa, këngëtare/kantautore nga Britania e Madhe; Anita GjidodaAnita Gjidoda, Profesioniste me përvojë në IT dhe e-shërbime në Atlassian në Holandë. Muhamet Idrizi Aktivisti, mësimdhënësi në Hamburg dhe Kryetari i shoqatës ODA, Nestor Dedekryetar i rrejtit të bizneseve shqiptare në Greqi;

Realizohen dy vizita në terren

Pas vizitës në Kuvendin e Kosovës, pjesëmarrësit e konferencës patën mundësi që të bëjnë një vizitë tek zyret e kompanisë SPEEEX, e cila është themeluar dhe udhëhiqet nga Fikret Murati, i kthyer nga diaspora në Kosovë.

SPEEEX është kompania më e madhe e kontraktimit të proceseve në Republikën e Kosovës me mbi 1 mijë e 500 punonjës në katër qendrat e tyre shumëgjuhëshe.
Pjesëmarrësit e konferencës patën mundësi të vizitonin edhe konferencën e Zhvilluesve Shqiptarë, që u mbajt të shtunën (20 maj) në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. Qëllimi i kësaj vizite dhe i konferencës ishte njohja me individet dhe profesionistët në fushën e TIK-ut, dhe shkëmbimi i informatave rreth përparimeve më të fundit në teknologji. 

"Diaspora Flet" 2023 u përmbyll në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës

Pas 72 orëve nga fillimi, Konferenca “Diaspora Flet” – u përmbyll pasditen e të shtunës së datës 20 maj tek lapidariumi i muzeut të Kosovës, në një pritje nga Komuna e Prishtinës. Në një fjalë rasti, Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, përshëndeti të gjithë të pranishmit duke potencuar rëndësinë që kanë ngjarje të tilla me fokus diasporën në intensifikimin e shkëmbimeve në funksion të zhvillimit të vendeve amë.

Gjithashtu, tërësisht në mënyrë të rastësishme dy pjesëmarrësit e tre ditëve të Konferencës “Diaspora Flet”, Asllan Krasniqi nga Belgjika dhe Rina Zeneli nga Gjermania, shprehën mirënjohjen e tyre për “Diaspora Flet” duke potencuar mbi të gjitha mundësinë që kjo konferencë ua ka dhënë për rrjetëzim, njohje dhe vendosje të bazave për partneritete në fusha të ndryshme. Sihana Bejtullahu nga GERMIN përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit, duke falenderuar mbështetësit dhe partnerët e konferencës. 

FOTOGRAFITE NGA KONFERENCA