GERMIN po zhvillon takime me bizneset e diasporës në kuadër të projektit HOME, në bashkëpunim me Caritas Switzerland. Takimet synojnë të njohin më nga afër përvojat, nevojat dhe interesat e këtyre bizneseve, si dhe të shqyrtojnë mundësitë për bashkëpunim me Kosovën.
Përmes dialogut të drejtpërdrejtë, GERMIN po diskuton me sipërmarrësit mënyrat për të forcuar lidhjet me tregun vendor, për të shkëmbyer njohuri dhe për të krijuar partneritete të reja. Këto takime shërbejnë gjithashtu për të identifikuar pengesat që bizneset e diasporës hasin gjatë angazhimit të tyre në Kosovë dhe format e mbështetjes që mund ta lehtësojnë këtë proces.
Zgjidhni takimin tuaj dhe regjistrohuni
Takimet do të zhvillohen online, përmes Zoom, nga ora 18:30, me kohëzgjatje rreth 45 minuta.
| Data / Dita | Takimi me bizneset e diasporës | Regjistrimi |
|---|---|---|
| 20 tetor (e martë) | Gjermani | Regjistrohu |
| 21 tetor (E merkurë) | Zvicërr | Regjistrohu |
| 22 tetor (E enjte) | Austri | Regjistrohu |
| 27 tetor (e martë) | Norvegji | Regjistrohu |
| 28 tetor (E merkurë) | Suedi | Regjistrohu |
| 29 tetor (E enjte) | Mbretëri e Bashkuar | Regjistrohu |
| 3 nëntor (E marte) | Gratë Ndërmarrëse në Diasporë | Regjistrohu |
| 4 nëntor (E mërkurë) | ICT Sector | Regjistrohu |
| 5 nëntor (E enjte) | Danimarke | Regjistrohu |