LAJME

GERMIN zhvillon takime me bizneset e diasporës

GERMIN po zhvillon takime me bizneset e diasporës në kuadër të projektit HOME, në bashkëpunim me Caritas Switzerland. Takimet synojnë të njohin më nga afër përvojat, nevojat dhe interesat e këtyre bizneseve, si dhe të shqyrtojnë mundësitë për bashkëpunim me Kosovën.

Përmes dialogut të drejtpërdrejtë, GERMIN po diskuton me sipërmarrësit mënyrat për të forcuar lidhjet me tregun vendor, për të shkëmbyer njohuri dhe për të krijuar partneritete të reja. Këto takime shërbejnë gjithashtu për të identifikuar pengesat që bizneset e diasporës hasin gjatë angazhimit të tyre në Kosovë dhe format e mbështetjes që mund ta lehtësojnë këtë proces.

Zgjidhni takimin tuaj dhe regjistrohuni

Takimet do të zhvillohen online, përmes Zoom, nga ora 18:30, me kohëzgjatje rreth 45 minuta.

Data / DitaTakimi me bizneset e diasporësRegjistrimi
20 tetor (e martë)GjermaniRegjistrohu
21 tetor (E merkurë)ZvicërrRegjistrohu
22 tetor (E enjte)AustriRegjistrohu
27 tetor (e martë)NorvegjiRegjistrohu
28 tetor (E merkurë)SuediRegjistrohu
29 tetor (E enjte)Mbretëri e BashkuarRegjistrohu
3 nëntor (E marte)Gratë Ndërmarrëse në DiasporëRegjistrohu
4 nëntor (E mërkurë)ICT SectorRegjistrohu
5 nëntor (E enjte)DanimarkeRegjistrohu

Të fundit

Lajme të ngjashme

Njoftohuni me zhvillimet, iniciativat dhe diskutimet e fundit lidhur me Avokimin dhe Diplomacinë.
Latest

The Training of Trainers on Diaspora Engagement brought together municipal officials and representatives of the Ministry of Foreign Affairs and