fbpx
Tetor 18, 2019

ANKESË drejtuar PZAP: Për shkeljen e së drejtës së votës ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit

Nga Germin-1898 Shikime-Asnjë koment

GERMIN pas ankesës drejtuar Avokatit të Popullit për  Komisionin Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të cilët i kanë kualifikuar si të papranueshme 4,639 pako me fletëvotime që kanë ardhur përmes postës në adresë të KQZ-së pas datës 5 tetor 2019, ka përcjellur edhe një ankesë tek organi i pavarur për Ankesa dhe Parashtresa – PZAZP.

“Prandaj, kërkojmë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, që sipas mandatit që ia jep Ligji mbi Zgjedhjet e Përgjithshme, neni 115.1, të ndërmarrë veprime konkrete dhe hapat e nevojshëm ligjorë për trajtimin dhe zgjidhjen e kësaj çështjeje”. 

Ankesën mund ta lexoni KËTU.