fbpx
Shkurt 9, 2024

GERMIN prezanton pikat e memorandumit trepalësh para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë

Nga Bublina Peni-396 Shikime-Asnjë koment

Në takimin e parë për sesionin pranveror, organizatat e Shoqërisë Civile, përfshirë GERMIN-in, u takuan me Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Blerinë Ukshini, Menaxhere e Projekteve në GERMIN, prezantoi pikat e Memorandumit të Bashkëpunimit nënshkruar mes GERMIN-it, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës (MPJD), dhe Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Blerinë Ukshini, Menaxhere e Projektit në GERMIN gjatë prezantimit të pikave kyçe të memorandumit të bashkëpunimit trepalësh.

Në këtë takim, organizatat e Shoqërisë Civile theksuan rëndësinë e komunikimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me komisionin për të rritur transparencën parlamentare.

Në anë tjetër, deputetët e komisionit shprehën pikëpamjet e tyre lidhur me punën e përbashkët ndërmjet komisionit dhe organizatave të shoqërisë civile.

GERMIN mbetet i hapur për bashkëpunime të tilla me të gjitha institucionet shtetërore dhe me shoqrinë civile për bashkërenditjen e aktiviteteve dhe objektivave të përbashkëta.

Këtë takim GERMIN e ka mbajtur në kaudër të projektit “Angazhimi i Diasporës për Avancimin e Politikëbërjes në Kosovë i cili mbështetet nga projekti rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM),dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA). Përmbajtja e këtij postimi është përgjegjësi vetëm e GERMIN si zbatues i projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA).