fbpx
Nëntor 27, 2023

Thirrje për Gratë Sipërmarrëse Shqiptare nga TIK për të përfituar nga Mentorimi i udhëhequr nga Diaspora

Nga Bublina Peni-514 Shikime-Asnjë koment

GERMIN hap thirrjen për gratë dhe vajzat shqiptare nga bota e TIK/startupeve që duan të përfitojnë nga një projekt mentorimi nga profesionistët e diasporës.

Titulli i Projektit :“Diaspora në mbështetje të grave sipërmarrëse shqiptare”.

Ky projekt synon të lidhë gratë sipërmarrëse në Shqipëri me profesionistët shqiptarë të diasporës për të nxitur rritjen përmes mentorimit. Ai është projektuar për të adresuar sfidat sistematike me të cilat përballen ndërmarrjet fillestare në pronësi të grave në fushën (dhe nënfushat) e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në çasjen e burimeve, mbështetjes dhe mundësive të rrjetëzimit për depërtimin në treg dhe zhvillimin e biznesit. ​

Në këtë link gjeni të gjitha detajet dhe kriteret rreth aplikimit, procesit të përzgjedhjes, mentorimin dhe mbështetjen e ofruar.

Dorëzimi i Aplikimit:

Të gjitha aplikimet duhet të dorëzohen në emailin [email protected] Në krye të emailit shkruani: Diaspora Mentorship for Women Entrepreneurs in Albania by December 15. Të gjitha dokumentet duhet të jenë në gjuhën angleze dhe/ose shqipe, dhe çdo material mbështetës që bashkangjitet duhet të jetë i çasshëm.

Kontakti:

Për pyetje dhe informacione shtesë, ju lutem kontaktoni [email protected] / [email protected].

Ky projekt zbatohet me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokracinë e Ambasadës Amerikane në Tiranë. Mendimet, gjetjet, përfundimet dhe rekomandimet e shprehura janë të autorit(ve) dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.