fbpx
Gusht 29, 2020

Ekipi i GERMIN në mbështetje të fushatës #BashkëRI

Nga Germin-1770 Shikime-Asnjë koment

Gjatë kësaj jave, ekipi i GERMIN vizitoi Malin e Zi në mbështetje të fushatës #BashkëRI, të nisur nga z. Mark Gjonaj, këshilltar bashkiak i Nju Jorkut dhe kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës (KKD). 

Fushata #BashkëRI është duke mundësuar pajisjen me materiale bazike shkollore për rreth 3500 fëmijë në Ulqin, Krajë, Tuz, Plavë dhe Guci, dhe shpërndarjen e rreth 10,000 maskave mbrojtëse ndaj #covid19 për banorët e këtyre zonave. Përmes kësaj fushate, bëhet poashtu thirrje tek shqiptarët e Malit të Zi, që në zgjedhjet nacionale të 30 gushtit, të votohen kandidatët e partive politike shqiptare, me qëllim të ngritjes së nivelit të përfaqësimit dhe faktorizimit të shqiptarëve në parlamentin dhe institucionet tjera shtetërore të Malit të Zi.

Organizata GERMIN ka zhvilluar gjithashtu vizita me personalitete dhe organizata në në Mal të Zi, ku është diskutuar se si mund të angazhohet potenciali i madh që ka diaspora me origjinë nga këto treva.

Gusht 29, 2020

Ekipi i GERMIN në mbështetje të fushatës #BashkëRI

Nga Germin-35 Shikime-Asnjë koment