fbpx
Shtator 6, 2021

Fushata: Diaspora Redakon Wikipedia-n

Nga Germin-1240 Shikime-Asnjë koment

Jetoni në diasporë dhe dëshironi të kontribuoni ✒️ në promovimin e vendeve, historisë dhe kulturës sonë në gjuhët e vendit ku banoni?

🗓 Nga data 1 shtator deri në 6 tetor 2021, në bashkëpunim me Wikimedians of Albanian Language User Group zhvillojmë fushatën “Diaspora redakton Wikipedia-n”.
Të gjithë pjesëmarrësit që jetojnë në diasporë janë të mirëpritur t’i bashkohen komunitetit në Wikipedia për të përkthyer e redaktuar artikujt për tema shqiptare në gjuhët e vendeve, ku banojnë.

Qëllimet e Diaspora Redakton Wikipedia-n janë:
  • Të promovojë vendin, kulturën, historinë, vlerat e traditat shqiptare në Wikipedia-n
  • Fuqizimi i diasporës sonë me aftësi redaktimi në Wikipedia
  • Krijimi i një komuniteti të diasporës shqiptare të cilët redaktojnë në Wikipedia
▶️ Më shumë informacione për këtë mundësi gjeni këtu: https://sq.wikipedia.org/…/Diaspora_Redakton_Wikipedia…

▶️ Për t’u regjistruar për sesionet trajnuese, ju lutem plotësoni këtë formular: https://forms.gle/mcWnFHcJfMtrai149