fbpx
Maj 26, 2022

Newsletter: Hapet aplikimi për OriginAL

Nga Germin-1092 Shikime-Asnjë koment

Më 25 maj 2022 është hapur thirrja për aplikime në programin OriginAL. 40 të rinj nga diaspora të moshës 18-24 vjeç do të përzgjidhen që të kenë mundësi të shijojnë vendin e tyre të origjinës, në një mënyrë tërësisht të veçantë.

Kriteret bazike për aplikim janë:

  •  Mosha: 18-24 vjeç;
  •  Të mos keni jetuar në Shqipëri/Kosovë pas moshës 12 vjeçare;
  •  Të keni origjinë shqiptare (të paktën një prind apo gjysh/e shqiptar).

Nëse i plotësoni këto kritere atëherë jeni të duhurit për të qenë pjesë e programit OriginAL. Për mënyrën se si mund të aplikoni ju mund ta shikoni videon e mëposhtme.