fbpx
Qershor 3, 2024

Kohorta e 4-të e programit OriginAL viziton selinë e Gjirafa në Prishtinë

Nga Bublina Peni-322 Shikime-Asnjë koment

OriginAL është një program i krijuar nga GERMIN, me qëllim për të ndihmuar të rinjtë shqiptarë nga diaspora të lidhen me rrënjët e tyre shqiptare dhe vendet e origjinës në një udhëtim dyjavor falas, kohorta e parë e vitit 2024 përbëhet nga 32 të rinj shqiptarë nga mbi 10 vende të ndryshme. Gjatë udhëtimit të tyre, pjesëmarrësit kanë mundësinë të angazhohen në vizita dhe aktivitete të shumta dhe kësaj radhe, ata vizituan selinë e Gjirafës në Prishtinë, Kosovë. E mundësuar përmes një bashkëpunimi mes organizatës GERMIN dhe Gjirafës, vizita u ofroi pjesëmarrësve një mundësi unike për të vëzhguar nga afër operacionet dhe inovacionet e një prej kompanive lidere në fushën e teknologjisë në Kosovë.

Të udhëhequr nga Greta Kamberi, Head of People and Culture në Gjirafa, pjesëmarrësit u njohën me departamente të ndryshme, aktivitetet e kompanisë dhe panë nga një vështrim i brendshëm se si zhvillohen produktet e Gjirafës dhe proceset që nxisin suksesin e Gjirafës në botën dixhitale.

Diskutime me anëtarë të Gjirafa

Grupi pati mundësinë të diskutonin me anëtarët e talentuar të ekipit të Gjirafës, të cilët ndanë njohuri për rolet dhe përgjegjësitë e tyre dhe u përgjigjen pyetjeve të pjesëmarrësve pa hezitim. Pjesëmarrësit u frymëzuan veçanërisht nga historitë e anëtarëve të ekipit, disa prej të cilëve janë kthyer në Kosovë nga diaspora për të kontribuar në industrinë e teknologjisë e cila ështe4 tashmë në rritje.

Një histori kthimi dhe suksesi

Një moment kryesor i vizitës ishte një bisedë me Salvi Tony Hoxha, një profesionist shqiptar i cili u kthye nga SHBA për të vazhduar karrierën e tij në Gjirafa. Rrugëtimi i tij i kthimit në Kosovë është dëshmi e mundësive që vendi i ofron diasporës. Ai ndër të tjerash, u shpreh për dallimet midis punës për korporatat e mëdha në SHBA dhe rolit të tij aktual në Gjirafa, duke theksuar se si përvojat e tij në Gjirafa është një prej suksesve të tij në karrierë. Historia e tij rezonoi thellë me pjesëmarrësit e OriginAL, të cilët janë vetë pjesë e diasporës duke eksploruar rrënjët dhe mundësitë e tyre në atdheun e tyre.

Kjo vizitë u mundësua përmes bashkëpunimit mes GERMIN dhe Gjirafa. Misioni i GERMIN për të angazhuar diasporën dhe për të krijuar lidhje domethënëse me atdheun e tyre përputhet në mënyrë të përkryer me vizionin e Gjirafës për shfrytëzimin e teknologjisë për të nxitur zhvillimin e Kosovës. Ky partneritet përforcon fuqinë e bashkëpunimit në krijimin e përvojave me ndikim për të rinjtë dhe diasporën, duke i inkurajuar ata që të kontribuojnë në zhvillimin socio-ekonomik të vendeve tona.

Gjithashtu thekson rëndësinë e programeve si OriginAL në tejkalimin e hendekut midis diasporës dhe atdheut të tyre, duke nxitur ndjenjën e përkatësisë dhe përkushtimit për të ardhmen e vendeve tona.