PLANI I VEPRIMIT PËR PROMOVIMIN E PROJEKTEVE TË DIASPORËS NË ATDHE
MAJ 17-20, 2018
Promovimi i Projekteve të Diasporës Lokale në Qytetet/Rajonet e Përzgjedhura në Vendet Amë
VIZIONI
Vizion ynë i punës është që të promovojë projekte të diasporës lokale në qytete dhe rajone të përzgjedhura në vendet amë , në mënyrë që të krijohet një urë bashkëpunimi mes shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve te vendeve armëtarë dhe bashkëkombësve tanë në atdhe.
OBJEKTIVAT TONA
HISTORIKU
Grupi ynë i punës është i përbërë nga profesionistë të diasporës, shumica e të cilëve i përkasin gjeneratës së parë dhe të dytë . Ne kemi shërbyer si udhëheqës në komunitetet tona të diasporës duke promovuar kulturën shqiptare në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara. Ne bashkërisht kemi diskutuar se cilat janë mënyrat më të mira për të angazhuar diasporat lokale me anë te, gjuhës identifikuese, promovimit kulturor, arsimimit, dhe fushave profesionale të zhvillimit, ku emigrantët mund të kontribuojnë me sukses dhe te krijojnë lidhje me të gjithë rajonet. Në prill të vitit 2015 nga Qendra e Harvardit për Zhvillim Ndërkombëtar realizoi Raportin “Diaspora shqiptaro-amerikane” njëKy raport analizoi grupe të komuniteteve të diasporës shqiptare që jetojnë në Boston, Nju Jork, dhe Uashington DC, ku 59% prej tyre ishin nga Shqipëria, 20% nga Kosova, 5% nga Mali i Zi, dhe 4% nga Maqedonia. Sipas statistikat të këtij raporti ndër personat e intervistuar:
Edhe pse raporti i mësipërm ka marrë në studim vetën një grup të reduktuar të diasporës shqiptare ka të ngjarë që rezultatet pasqyrojnë përbërjen e përgjithshme e saj. Duke marrë parasysh këtë fakt, është e rëndësishme të theksohet se mbi 76% e individëve të intervistuar janë të interesuar për programe në angazhime të shkëmbimit profesional e arsimor, do të thotë se ka potencial për të krijuar një urë të fortë lidhëse mes diasporës dhe atyre që jetojnë në mëmëdhe me anë të financimeve të duhura, strukturave, dhe bashkëpunimit mes diasporës organizatave joqeveritare, bizneseve dhe qeverisë..
METODOLOGJIA
Grupi ynë i punës ka punuar bashkarisht që prej muajit shtator të 2017 e deri më sot, duke dhënë kontributin individual në realizimin e këtij plani. Ky plan është një plan i përgjithshëm i veprimit, që do të jenë më i detajuar pasi grupi t ë takohet në konferencë ku ka mundësi për të parë dhe kuptuar nevojat e qyteteve dhe qytezave lokale.
Për të lexuar Planin e Veprimit nga Task Forca për Promovimin e projekteve të diasporës lokale në qytetet/rajonet e përzgjedhura në vendet amë, ju lutem klikon KËTU.