STAY CONNECTED

Cicërrimat e fundit

FOLLOW US ON TWITTER

Abonohu dhe prano njoftimet e fundit

Would you like to receive our newsletter occasionally? To be notified about our new activities we’re working on? Subscribe to our newsletter and stay up-to-date.


Shëno e-mail

… and much, much, more …

CONNECT

Promovimi i Projekteve të Diasporës Lokale në Qytetet/Rajonet e Përzgjedhura në Vendet Amë

Maj 17, 2018/0/0
Home / Shkrimet / Raportet / Promovimi i Projekteve të Diasporës Lokale në Qytetet/Rajonet e Përzgjedhura në Vendet Amë

PLANI I VEPRIMIT PËR PROMOVIMIN E PROJEKTEVE TË DIASPORËS NË ATDHE

MAJ 17-20, 2018

Promovimi i Projekteve të Diasporës Lokale në Qytetet/Rajonet e Përzgjedhura në Vendet Amë

VIZIONI

Vizion ynë i punës është që të promovojë projekte të diasporës lokale në qytete dhe rajone të përzgjedhura në vendet amë , në mënyrë që të krijohet një urë bashkëpunimi mes shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve te vendeve armëtarë dhe bashkëkombësve tanë në atdhe.

OBJEKTIVAT TONA

  1. Krijimin e një ure të suksesshme bashkëpunimi ndërmjet shqiptarëve në diasporë dhe atyre që jetojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, dhe Mal të Zi;
  2. Realizimindhepromovimineshkëmbimevesocio-ekonomike,arsimore,shkencore dhe kulturore për të lidhur diasporën me vendin e tyre;
  3. Ngritja e një strategjie pune për bashkëpunim, legjitimitet ligjor, strukturën e financimit, dhe qëndrueshmërinë e programeve për të siguruar realizmin e qëllimeve tona afat shkurtër dhe afatgjatë;
  4. Promovimi i gjuhës dhe kulturës shqiptare përmes teknologjisë duke siguruar që forma jonë kryesore e komunikimit të jetë përmes gjuhës shqipe;
  5. Krijimi i programeve konkrete e të realizueshme gjatë gjithë vitit, për shkëmbime përvojash individuale, shkëmbim të aftësive dhe njohurive në përmirësimin e zhvillimin e përgjithshëm të rajonit si dhe për të forcuar identitetin tonë kombëtar, pavarësisht nga kufijtë gjeografik.

HISTORIKU

Grupi ynë i punës është i përbërë nga profesionistë të diasporës, shumica e të cilëve i përkasin gjeneratës së parë dhe të dytë . Ne kemi shërbyer si udhëheqës në komunitetet tona të diasporës duke promovuar kulturën shqiptare në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara. Ne bashkërisht kemi diskutuar se cilat janë mënyrat më të mira për të angazhuar diasporat lokale me anë te, gjuhës identifikuese, promovimit kulturor, arsimimit, dhe fushave profesionale të zhvillimit, ku emigrantët mund të kontribuojnë me sukses dhe te krijojnë lidhje me të gjithë rajonet. Në prill të vitit 2015 nga Qendra e Harvardit për Zhvillim Ndërkombëtar realizoi Raportin “Diaspora shqiptaro-amerikane” njëKy raport analizoi grupe të komuniteteve të diasporës shqiptare që jetojnë në Boston, Nju Jork, dhe Uashington DC, ku 59% prej tyre ishin nga Shqipëria, 20% nga Kosova, 5% nga Mali i Zi, dhe 4% nga Maqedonia. Sipas statistikat të këtij raporti ndër personat e intervistuar:

  • 82% kanë përfunduar një diplomë Bachelor,
  • 34% kanë një diplomë masteri, dhe
  • 12% kanë një PhD
  • 38% e këtyre individëve janë në moshën rreth të 30-tat, 30% në tek të 20-at, dhe21 % tyre janë në moshën rreth të 40-ave.
  • në mënyrë të veçantë në lidhje me interesin e tyre për të punuar për diasporë,51% kanë deklaruar se janë aktiv në komunitetin e tyre shqiptar e vullnetarizmiështë forma më popullore e përfshirjes së tyre. në lidhje me tipologjinë e programeve kryesore që diaspora duhet të angazhohet;,
  • 81% e të Intervistuarve janë shprehur për programe në fushën e arsimit, 76% për zhvillimin profesional, 63% në favor të ndihmave humanitare, 54% përmes zhvillimit të biznesit dhe të tregtisë, si dhe 47% nëpërmjet investimeve.

Edhe pse raporti i mësipërm ka marrë në studim vetën një grup të reduktuar të diasporës shqiptare ka të ngjarë që rezultatet pasqyrojnë përbërjen e përgjithshme e saj. Duke marrë parasysh këtë fakt, është e rëndësishme të theksohet se mbi 76% e individëve të intervistuar janë të interesuar për programe në angazhime të shkëmbimit profesional e arsimor, do të thotë se ka potencial për të krijuar një urë të fortë lidhëse mes diasporës dhe atyre që jetojnë në mëmëdhe me anë të financimeve të duhura, strukturave, dhe bashkëpunimit mes diasporës organizatave joqeveritare, bizneseve dhe qeverisë..

METODOLOGJIA

Grupi ynë i punës ka punuar bashkarisht që prej muajit shtator të 2017 e deri më sot, duke dhënë kontributin individual në realizimin e këtij plani. Ky plan është një plan i përgjithshëm i veprimit, që do të jenë më i detajuar pasi grupi t ë takohet në konferencë ku ka mundësi për të parë dhe kuptuar nevojat e qyteteve dhe qytezave lokale.

 

Për të lexuar Planin e Veprimit nga Task Forca për Promovimin e projekteve të diasporës lokale në qytetet/rajonet e përzgjedhura në vendet amë, ju lutem klikon KËTU.

Navigation
SQ
EN SQ