fbpx
Nëntor 26, 2021

Remittances: A Footprint for Development – Kosovo Diaspora in Switzerland

Nga Germin-1278 Shikime-Asnjë koment

Të mërkurën, me 24 nëntor 2021, GERMIN organizoi ligjëratën e tretë me diasporën kosovare nga Zvicrra. Ky takim është pjese e një serie aktivitetesh në kuadër të projektit Greenback 2.0, nga Banka Botërore në bashkëpunim me Bankën Qëndrore te Republikës së Kosovës dhe financim të Sekretariatit Zviceran për Cështjet Ekonomike.

Ligjërata u fokusua tek remitancat dhe roli i tyre si udhërrëfyespër zhvillimin socio ekonomik të Kosovës. Zvicrra është një nga burimet kryesore të remitancave për Kosovën.

Takimi u moderua nga znj. Edlira Dashi, e cila prezantoi një hyrje të shkurtër të temës, projektit dhe panelistëve, si dhe me një sqarim të shkurtër të remitancave. Ku tregoi më shumë lidhur me rëndësinë e remitancave, si dhe disa nga statistikat nga ëorld Bank, ku tregojnë më rëndësinë e remitancave për stabilitetin ekonomik të Kosovës.

Ekspert i financave në Bankën Qendrore të Kosovës, z. Bejtush Kiçmari, foli për studime të ndryshme mbi remitencat në Kosovë dhe si parashikohet rritja e tyre në vitet e ardhshme. Ai ndau statistika se si paratë e diasporës që shpenzohen në Kosovë në vit, janë më të mëdha se shuma e buxhetit vjetor të Kosovës. Po ashtu ai tregoi edhe mbi trendet ekonomike në Kosovë. Po ashtu theksoi që remitancat janë të llogaritura vetëm ato që vijnë përmes agjencive të transaksioneve, ku bëhet e ditur që mënyrat informale janë ende të theksuara.

Z. Osman Osmani, bashkëthemelues i shoqatës Prointegra në Zvicërr, permdni kryesisht disa nga pikat kryesore të rëndësisë së remitancaave, mirëpo po ashtu sygjeroj mbi at që do të ishte e duhur që të krijoheshin politika të cilat kishin me ndihmu me i kanalizu remitancat që qojnë drejt zhvellimit të vendit amë. Po ashtu potencoi edhe rëndësinë e organizimit të mergimtarëve dhe fondet e tyre në Kosovë.

Gjatë takimit patë të interesuar nga audienca të cilët treguan mbi eksperiencat e tyre në aspektin e dërgesave, si dhe sfidat që kanë në këtë aspekt, qoftë në aspektin ligjor po ashtu edhe në at praktikë.