fbpx
Shkurt 1, 2022

Shqiptarët e Ukrainës

Nga Germin-1968 Shikime-Asnjë koment

Në jug të Ukrainës është një regjion i quajtur Bessarabia, i cili është i populluar nga shqiptarët. Mediumi që raporton për Evropën Lindore zaborona.com, ka shkruar një artikull për këtë fshat duke treguar krenarinë që kanë banorët me origjinë shqiptare.

Fotografi irlandez, Bradley Stafford, ka shkuar në Karakurt të takojë banorët aty dhe ka dokumentuar jetën e Maria Bitovës.

Maria ka lindur në fshatin Zhovtneve, një vend unik sic raportohet në ketë medium që banohet me shqiptarë. Në vitin 2016 fotografi filloi procesin e dokumentimit të jetës së Marias dhe gjithë banorëve të këtij fshati multi-kulturor.

“Përvec shqiptarë në këtë regjion ka banorë me prejardhje bullgare, hungareze, moldave të cilët kanë ardhur në këtë vend gjatë luftërave ruso-turke në fund të shekullit XVIII-të”, shkruhet në këtë mendium.

Sipas fotografit ndonëse banorët kanë shekuj që janë larg Shqipërisë, ata vazhdojnë të krenohen për prejardhjen. Kjo dëshmohet edhe me monumentin e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut i vendosur përballë Shtëpisë së Kulturës në Krakurt.

Më poshtë mund t’i shikoni dokumentimin që ka bërë fotografi irlandez për këtë fshat ku banorët janë me prejardhje shqiptare.

Monumenti i Skenderbeut përballë Shtëpisë së Kulturës

1st shot - <b> Albanian village near Odessa? Yes! </b> See photos of an Irish photographer discovering Ukraine - Ban

Simbole të Shqipërisë në një shtëpi në këtë fshat

3rd shot - <b> Albanian village near Odessa? Yes! </b> See photos of an Irish photographer discovering Ukraine - Ban

Në të majtë është një vajzë me veshje kombëtare shqiptare, në të djathtë një vajzë me veshje tradicionale të Moldavisë dhe në mes një vajzë me veshje bullgare

4th shot - <b> Albanian village near Odessa? Yes! </b> See photos of an Irish photographer discovering Ukraine - Ban

Më shumë foto nga festat

5th shot - <b> Albanian village near Odessa? Yes! </b> See photos of an Irish photographer discovering Ukraine - Ban