fbpx
Korrik 21, 2022

Thirrje për plotësimin e anketës së hulumtimit “Potenciali Ekonomik & Investues i Diasporës Kosovare”

Nga Germin-113 Shikime-Asnjë koment

Thirrje për plotësimin e anketës së hulumtimit “Potenciali Ekonomik & Investues i Diasporës Kosovare”.

GERMIN është duke realizuar hulumtim “Potenciali Ekonomik & Investues i Diasporës Kosovare”që ka për qëllim të hedhë dritë mbi kapacitetet investues financiar të diasporës, llojeve të investimeve si dhe vullnetin aktual të diasporës për të investuar në Kosovë.

Plotësimi i anketës merr kohë më së shumti 8 minuta, ndërsa të gjithë të dhënat e juaja do të jenë konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për qëllim të këtij hulumtimi. Anketa duhet të plotësohet vetëm nga Diaspora dhe është e qasshme në tre gjuhë (shqip, anglisht dhe gjermanisht).

Hulumtimi “Potenciali Ekonomik & Investues i Diasporës Kosovare” realizohet në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë” – MARDI të Caritas Switzerland in Kosovo.

Linkun e anketës mund ta gjeni këtu: https://bit.ly/3uLD4K9