fbpx
Dhjetor 21, 2020

"TOK" për kulturën tonë | 26 dhjetor 2020, e shtunë nga ora 19:00

Nga Germin-1898 Shikime-Asnjë koment

Bashkëpunimi i parë si rezultatet i konferencës ‘Diaspora Flet 20|20’ vjen në fushën e artit.

Organizatat me bazë në diasporë: AJO (Britani e Madhe), URA Cult e.V. (Gjermani), KA (Austri), Brezi Ynë (Zvicër), Marrja Zezë (Gjermani), ODA Hamburg e.V. dhe Hora Arbëreshëvet (Itali), kanë krijuar nismën “TOK”, si një platformë kulturore ndërkombëtare përmes së cilës synohet të organizohen ngjarje dhe aktivitete kulturore në diasporë dhe vendet amë me moton “TOK për kulturën tonë”.

Ngjarja e parë e kësaj platformë vjen me 26 dhjetor 2020 nga ora 19:00 përmes performancave artisike në një udhëtim përmes qytetesh evropiane, si: Londër, Berlin, Cyrih, Vjenë, Këln, Hamburg, Hora e Arbëreshëvet, Tiranë dhe Prishtinë, e gjitha kjo përmes artistëve tanë që jetojnë dhe veprojnë në këto vende.

Për dizajnin e pllakatës është përkujdesur Anyla Berisha, kurse krijimin e videos është duke e punuar Berat Hasani.

#diasporapower #TOKperkulturentone #TOK

INICIATIVA