fbpx
Dezember 18, 2020

Paneli: ‘Gjuha Shqipe dhe  Trashëgimia’ – Diaspora Flet

By Rudina Xhunga-20641 Views-No Comment

Një ngjarje e rëndësishme për shqiptarët që gjenden brenda  dhe jashtë vendit ndodhi më 21 nëntor në të gjitha trojet tona. U  mbajt “Diaspora flet”, një konferencë virtuale, e cila bashkoi  figura shumë të rëndësishme të sferave të ndryshme ku  shqiptarët kanë shkëlqyer ndër vite si: edukimi, biznesi dhe  investimet, teknologjia dhe inovacioni, filantropia etj. Kjo  hapësirë virtuale me folës të shumtë ka pasur zëra të  rëndësishëm të kontribouesve në vendet tona si: Ambasadorja  e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, znj.Yuri Kim dhe Ambasadorin e SHBA-ve në Prishtinë, z.Philip S. Kosnett.  Ambasadorët e nxitën Diasporën nëpërmjet kësaj dalje publike  të gjejë mënyra për të kontribuar në forcimin e ekonomisë dhe  institucioneve demokratike në vendlindjet e tyre.

Ndërkohë mes folësve dhe paneleve të ndryshme të këtyre  konferencave një vend i rëndësishëm iu dha edhe gjuhës amë,  gjuhës shqipe që bëri bashkë të gjithë bashkëkombësit tanë në  një panel me rëndësi të veçantë të moderuar nga gazetarja e  njohur, znj.Rudina Xhunga me temën ‘Gjuha Shqipe dhe  Trashëgimia’ me panelistë si: Agim Morina, Gazmend Kapllani,  Muhamet Idrizi dhe Mimoza Hysa.

 

Ky sesion që zgjati 1 orë përfshiu diskutime të ndryshme për  kontributet që shqiptarët e ftuar në panel kanë dhënë në vendet  respektive si: Gjermani apo SHBA. Si dhe ndihmesën që ka  dhënë Qendra e Botimeve për Diasporën në Shqipëri për gjithë  shqiptarët që ndodhen jashtë vendit dhe jo vetëm. Në mbyllje të këtij sesioni gazetarja Rudina Xhunga shprehu  kënaqësinë e madhe që mori nga moderimi e një konference  kaq të rëndësishme. 

Kisha kënaqësinë mbrëmjen e së shtunës të isha në  moderimin e sesionit dedikuar gjuhës shqipe gjatë konferencës,  “Diaspora flet 2020. Një kënaqësi e veçantë që në 112-vjetorin  e standardizimit të gjuhës shqipe të mblidhen ekspertë dhe  dashamirës të gjuhës sonë që punojnë e veprojnë në diasporë. Ka ardhur koha që në këtë përvjetor të standardizojmë  komunikimin mes shqiptarëve të mrekullueshëm në gjithë  botën.”-tha gazetarja.