fbpx
Mai 11, 2022

Dua Lipa flet shqip në intervistën për Vogue

By Germin-19081 Views-No Comment

Këngëtarja Dua Lipa, ka dhënë një intervistë të veçantë për rubrikën “73 pyetje me Dua Lipën” për Vogue.

Ajo siç bën edhe në shumë intervista të tjera foli për kohën që ka kaluar në Kosovë. Mes të tjerash ajo ka thënë që ka ëndërruar të bëhet kjo që është tani që kur ishte fëmijë, mirëpo filloi të punojë drejtë kësaj ëndrre kur u largua nga Kosova për në Londër.

“Kënga e parë që kam shkruar ka qenë kur isha 4-5 vjeçe dhe ka qenë këngë në gjuhën shqipe, dedikuar për nënën time”.

E pyetur se cila është gjuha e saj e parë ajo u shpreh “Gjuha shqipe, është gjuha ime e parë”. Ndërsa për frazën më të përfolur që familja e saj e përdorë në shqip ajo tha që ishte “Çka ka me hangër?”.

Gjithashtu Dua tregoi që pas çdo turneu ajo shkon tek prindërit për të ngrënë gjërat e shijshme tradicionale shqiptare që nëna e saj i gatuan.