fbpx
Tetor 18, 2023

B2B mes kompanive lokale me ato nga diaspora në KosICT

Nga Bublina Peni-138 Shikime-Asnjë koment

Më 13-14 tetor i’u bashkuam konferencës së teknologjisë - KosICT , për të lehtësuar mbajtjen e takimeve biznes-me-biznes (B2B) mes kompanive vendore dhe atyre nga diaspora. GERMIN ka ftuar kompani të sektorit ICT të ndërlidhura me diasporën si dhe vendore me qëllim nxitjen e partneriteteve.

Disa nga kompanitë që morën pjesë në këtë aktivitet ishin Mesh COM, AlbiSoft GmbH, OneFor, ALBI GmbH, Stree, LinkPlus, Kungul App, Innovation Academy, ZETA Corporation, Elen dhe Incodeks. Përgjatë dy ditë takimesh intensive këto kompani u angazhuan në eksplorimin e bashkëpunimeve të mundshme dhe identifikimin e fushave të përbashkëta të interesit.

Takimet B2B janë mbajtur në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë” - projekti MARDI të financuar nga Caritasi i Zvicrës në Kosovë dhe zbatuar nga GERMIN.

Nëpërmjet këtyre takimeve, kompanitë arritën të zbulojnë fusha të përbashkëta të interesit dhe të ndajnë idetë e tyre për bashkëpunime të mundshme. Qëllimi i këtyre takimeve ishte që të ndihmonte në rritjen e bashkëpunimit midis bizneseve nga diaspora dhe atyre vendore.

Përfshirja proaktive e GERMIN në konferencën KosICT 2023, së bashku me suksesin e takimeve B2B në kuadër të projektit MARDI, nënvizon rëndësinë e nxitjes së partneriteteve dhe bashkëpunimit në zhvillim të sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK).

Nga ky angazhim dinamik jo vetëm që përfituan kompanitë individuale por ai gjithashtu kontribuoi në edhe objektivat më të gjera të projektit MARDI, duke promovuar rritjen ekonomike dhe bashkëpunimin ndërmjet diasporës dhe bizneseve vendore në Kosovë.

Për të parë më shumë foto nga momentet e kësaj konference ku GERMIN mori klikoni këtë link për të parë postimin tonë në Facebook.

Për të parë më shumë angazhime, projekte, konferenca dhe ngjarje që GERMIN organizon dhe merr pjesë, na ndiqni në rrjetet tona sociale.