Takimi me diasporën shqiptare u organizua në Graz të Austrisë nga Germin, një organizatë joqeveritare e përqëndruar në Kosovë me fokus në hulumtimin e diasporës. Ky bashkëbisedim u organizua si pjesë e projektit Angazhimi i Diasporës për Zhvillimin e Politikave. Qëllimi gjithëpërfshirës i këtij projekti është që të lehtësojë kontributin e Diasporës në Kosovë gjatë procesit të hartimit të politikave dhe strategjive, në veçanti të Strategjisë së Diasporës (2019 -2023), Planit të Veprimit (2019-2021) dhe Projektligjit për Diasporën.
Ky raport në nxjerrë në pah sfidat, kërkesat dhe rekomandimet kryesore të anëtarëve të diasporës në Graz dhe vendet të tjera të Austrisë. Takimi në Graz u mbajt me datë 20 tetor 2018, si pjesë e aktivteteve të Germin në Diasporë në kuadër të projektit A ngazhimi i Diasporës për Zhvillimin e Politikave.
Pjesë e këtij takimi ishin 21 anëtar të diasporës (15 burra dhe 6 gra) që përfqësonin shoqata, grupe të profesionistëve, studentë, dhe biznese të ndryshme nga Viena, Graz, Sank Pölten, Salzburg, Knittelfeld dhe Kapfenberg. Takimi u organizua në tre pjesë: Projekt – Stratgjia për Diasporën (2019-2023), ishte dokumenti që u diskutua në pjesën e parë, për të vazhduar punën me Planin e Veprimit (2019-2021) dhe në pjesën e tretë të takimit u diskutua për Projektligjin për Diasporën. Pjesëmarrësit në këto tre pjesë të takimit patën mundësinë që drejtëpërdrejt të kalojnë rekomandimet e tyre në këto dokumente ku bëhet fjalë për zbatimin e të drejtave të tyre politike, socio-ekonomike dhe kulturore në vendin e origjinës.
Gjuha e përdorur përgjatë takimit ishte gjuha shqipe dhe të gjithë pjesëmarrësit identifikohen si shqiptarë, por diversiteti i tyre përfaqëson një sërë opinionesh, perspektivash dhe temash të identifikuara në këtë raport. Pjesëmarrësit në këtë takim përfaqësonin fusha dhe profesione të ndryshme (p.sh. arsim, studentë, ekonomist, gazetar, përfaqësues shoqatave kulturore, politikan, përfaqësues biznesesh, etj.) me prejardhje nga Kosova dhe Shqipëria.
Për të lexuar rekomandimet e plota nga ana e Germin, ju lutem klikoni KËTU.