fbpx
Februar 15, 2019

Përfaqësimi i Diasporës në Kuvend

By Germin-22981 Views-No Comment

Për të matur perceptimet e komunitetit të Diasporës në lidhje përfaqësimin në Kuvend, OJQ Germin ka zhvilluar një anketë me 217 pjesëtarë të këtij komuniteti. Kjo anketë është zhvilluar nga data 6 deri 22 mars të vitit 2018, dhe është shpërndarë përmes rrjeteve sociale dhe web faqes së organizatës. Pjesa dërrmuese e të anketuarve kanë vend amë Kosovën (76%) dhe rreth 19% Shqipërinë. Një numër shumë i vogël i tyre kanë vend amë Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë. Gjithashtu, pjesa më e madhe e të anketuarve janë rezidentë të Suedisë, Gjermanisë, SHBA-ve, Zvicrës, Mbretërisë së Bashkuar, dhe Norvegjisë.

REZULTATET E ANKETËS


Në pjesën e parë të pyetësorit, të anketuarit janë pyetur nëse anëtarët e Diasporës duhet të kenë përfaqësues në Kuvend si dhe, nëse po, sa ulëse duhet të ketë ky komunitet. Siç shihet në figurën më poshtë, shumica e të anketuarve (92%) ishin të mendimit se Diaspora duhet të ketë përfaqësues në Kuvend. Për më tepër, pothuajse 42% e tyre deklaruan se Diaspora duhet të ketë 7 deri në 10 ulëse në Kuvend. Rreth 22% e të anketuarve ishin të mendimit se Diaspora duhet të ketë 4 deri në 6 ulëse dhe pak më shumë se 26% e tyre thanë se Diaspora duhet të ketë vetëm 1 deri në 3 ulëse. Kur u pyetën për arsyet pse Diaspora duhet të ketë përfaqësues në Kuvend, shumica e të anketuarve thanë se ky komunitet ka rëndësi kyqe në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Këtë mendim e ndanin posaqërisht të anketuarit që vend amë kanë Kosovën. Sipas shumicës prej tyre, Diaspora është kontribues kryesor i buxhetit të Kosovës dhe prandaj, ky komunitet duhet të përfshihet në proceset politkbërëse të vendit.

Për më shumë shihni infografikën, e përgatitur nga Rrotull.com.