fbpx
Januar 11, 2019

Analizë e Politikave për Mësimin Plotësues

By Germin-26361 Views-No Comment

MËSIMI PLOTËSUES NË DIASPORË

 

Autore: Nida Krasniqi

Kultivimi i identitetit kombëtar është e drejtë themelore njerëzore. Shenja e parë dhe më e rëndësishme e këtij identiteti është gjuha amtare. Mësimi i gjuhës amtare në shkollë nënkupton edhe mësimin për kulturë, traditat, dhe prejardhjen dhe luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin gjuhësor dhe identitetin e fëmijës gjithashtu është përkrahës i dy gjuhësisë apo shumë gjuhësisë. Në kushtet e jetës jashtë atdheut, ruajtja dhe zhvillimi i identitetit kombëtar vështirësohet dhe kjo manifestohet shumë më tepër te brezat e rinj, posaçërisht te fëmijët e lindur atje. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në kohën e pasluftës ka punuar që të shtyjë përpara mësimin plotësues në gjuhën shqipe, në vendet ku jeton diaspora shqiptare. Kjo është bërë përmes hartimit të kurrikulës, krijimit të kontakteve me shoqatat e diasporës nëpër vendet e huaja, dhe hartimin e planeve të veprimit. Megjithëkëtë, deri më sot mësimi plotësues në gjuhën shqipe nuk është i përhapur në nivelin e kërkuar. Fëmijët në diasporë vazhdojnë të mos mbajnë/vijojnë orë plotësuese të gjuhës shqipe, si pasojë e sfidave të ndryshme, përfshirë mungesën e financimit, mungesa e materialeve adekuate edukative, si dhe mungesa e mësimdhënësve të kualifikuar.

Për të lexuar analizën e plotë, klikoni KËTU.