fbpx

Diaspora Flet është një Konferencë që bashkon anëtarët e Diasporës për t’u angazhuar dhe lidhur drejtpërdrejtë me institucionet publike në vendet e tyre të origjinës, për të bashkëpunuar dhe avokuar për të drejtat e tyre ekonomike, sociale dhe politike. Programi i konferencës “Diaspora Flet” përfshin folës, pjesëmarrës dhe politikëbërës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe anëtarë të tjerë të Diasporës nga Amerika Veriore e Evropa, dhe gjithashtu sjell ekspertë të njohur botëror në fushën e angazhimit të Diasporës. Së bashku këta individë do të diskutojnë praktikat globale dhe mundësitë e rrjetëzimit dhe bashkëpunimit midis Diasporës, zhvillimit dhe diplomacisë. 

Qëllimet:

  • Përparimi i kërkesave dhe rekomandimeve të anëtarëve të Diasporës në lidhje me të drejtat e tyre politike dhe sociale në vendet e origjinës.
  • Zhvillimi i platformave për të shfrytëzuar potencialin e diasporës në zhvillimin e vendeve të tyre të origjinës.
  • Përmirësimi në procesin e votimit nga jashtë për anëtarët e Diasporës.
  • Përmirësimi dhe rritja e klasave plotësuese të gjuhës shqipe në Diasporë 
  • Për të rritur përfaqësimin politik të Diasporës në vendet e origjinës
  • Një zgjidhje për politikën e “Kartës së Gjelbër” për anëtarët e Diasporës që hyjnë në Kosovë me makinat e tyre
  • Rritja e angazhimit të anëtarëve të Diasporës në proceset e rëndësishme (politike, sociale dhe ekonomike) në vendet e origjinës

Aktivitetet: 

  • 17 Maj 2018, gjatë ceremonisë së hapjes së Konferencës “Diaspora Flet”, Liza Gashi, ish-Drejtore e Programit të Germinit mbajti fjalimin hapës përmes të cilit përshëndeti pjesëmarrësit dhe theksoi rëndësinë e tyre për zhvillimin e vendeve të origjinës. Folësi kryesor gjatë kësaj konference ishte edhe Z. Kingsley Aikins, themelues dhe drejtor i Diaspora Matters (Irlandë) i cili shpalosi dhe prezantoi praktikat më të mira globale për të shfrytëzuar potencialin e Diasporës. Ndër panelistët e panelit të parë të kësaj konference ishin Ministrat e atëhershëm të Diasporës në Kosovë z. Dardan Gashi, z. Pandeli Majko, Ministër i Shtetit për Diasporën në Shqipëri dhe z. Edmond Ademi, Ministër i Diasporës në Maqedoninë Veriore. 
  • 18 Maj 2018, konferenca e Diaspora Flet vazhdoi rrugëtimin e saj në parlamentin e Kosovës, i cili është institucioni më i rëndësishëm në Kosovë ku figurat kryesore të aktivistëve të Diasporës dhe më pas Drejtori Ekzekutiv i Germin, Z. Behar Xharra, i drejtuan kërkesat dhe rekomandimet kryesore deputetëve të parlamentit dhe Kryetarit të atëhershëm të Parlamentit, Z. Kadri Veseli në lidhje me Diasporën. 
  • Në të njëjtën ditë, 6 grupe punuese të strategjisë së Germinit, patën takime parlamentare përkatësisht me Komisionet  e Zgjedhura të Parlamentit të Kosovës. (Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë; Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë dhe Sport; Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitetet, Rregullorja e procedurës së Kuvendit dhe Mbikëqyrja e Agjencisë Kundër Korrupsionit; Komisioni për Ekonomi, Punësim , Tregtia, Industria, Sipërmarrësia dhe Investimet Strategjike)
  • 10 panele me tema si: Shkëmbimi i aftësive, Inovacioni, Sipërmarrësia, Investimet, Filantropia, Zhvillimi, Teknologjia, Edukimi dhe Kultura, Integrimi Evropian etj.
  • 20 Maj vizitat në 3 komuna të ndryshme në Kosovë: Prizren, Mitrovicë dhe Kamenicë.