fbpx
Shkurt 9, 2021

ANKOHU NDAJ REFUZIMIT TË APLIKACIONIT PËR VOTIM NGA JASHTË KOSOVËS!

Nga Germin-1868 Shikime-Asnjë koment

GERMIN ka hapur e-mailin për ankesa – [email protected] – për qytetarët të cilët kanë aplikuar për regjistrim për votim nga jashtë Kosovës dhe besojnë që i plotësojnë të gjitha kriteret juridike për të votuar, por aplikacioni i tyrë është refuzuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Në bashkëpunim me zyren ligjore “Hodaj & Partners”, ne do t’i mbledhim të gjitha dëshmitë për cënimin e të drejtës së votës ndaj qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe do të paraqesim një rast pranë Avokatit të Popullit, përmes së cilit synojnë të ngrisim çështjen në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Për të dërguar ankesën me dëshmitë tuaja, ju lutemi përdoreni formën e përgatitur nga ne, të cilën mund ta gjeni në këtë vegëz: 

https://docs.google.com/document/d/1ddPVjP6zQ9EGgptNHq7zhHBQ4IftTro4r2zVvNl5zG4/

Ankesat do t’i pranojmë prej sot e deri me 20 shkurt 2021.

Shënim: Të dhënat personale do të ruhen në konfidencialitet të plotë sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës, për çka ne marrim përgjegjësi ligjore.