fbpx

ADVOKIMI dhe DIPLOMACIA

Përshkrimi

Demokracia Virtuale është një projekt që krijon OJQ të afta për të kanalizuar zërin e komunitetit në adresimin e çështjeve sociale. Objektivi do të arrihet përmes zhvillimit të masave intensive të trajnimit në internet dhe programeve të ndërtimit të kapaciteteve, krijimit të kanaleve të komunikimit dhe ndërgjegjësimit si dhe dhënies së projekteve nga organizatat lokale joqeveritare. Shumica e trajnimeve do të zhvillohen në internet ku përfaqësuesit e organizatës do të kenë lirinë e shprehjes dhe do të rrisin angazhimin demokratik dhe zhvillimin politik. Projekti do të përdorë forume të hapura, trajnime, seminare dhe media për të fuqizuar pjesëmarrësit për të mësuar dhe praktikuar demokracinë në jetën e tyre të përditshme.

Monitorimi i Strategjisë së Diasporës

Përshkrimi

Pjesa më e madhe e legjislaturës së Kosovës për Diasporën është e zhvilluar në konsultim me BE-në dhe i përmbahet Standardeve të BE-së. Sidoqoftë, zbatimi i kësaj legjislature nuk është monitoruar në të kaluarën. Prandaj, ka mungesë të informacionit në lidhje me ndikimin e kësaj legjislature në angazhimin e Diasporës me institucionet e Kosovës. Për të adresuar këtë boshllëk, Germin propozoi të zhvillojë dhe zbatojë praktikat e monitorimit për strategjinë. Duke parë që Germin përqendron punën e saj në Diasporën e Kosovës, të drejtat e tyre dhe çështjet me të cilat përballen, është mirë të monitorohet edhe kjo strategji. Puna jonë me Diasporën na jep pasqyrë se si strategjia po zbatohet dhe çfarë duhet të ndryshojë në mënyrë që strategjia të arrijë potencialin e saj.