Germin, OJQ-ja e njohur shqiptare e orientuar nga diaspora ka nisur një lëvizje të rëndësishme për të forcuar sipërmarrjen e grave në sektorin e teknologjisë me çrast ka zgjatur afatin e aplikimit për projektin e saj "Diaspora në mbështetje të grave sipërmarrëse shqiptare" deri më 22 dhjetor 2023. Kjo nismë shënon sipërmarrjen e parë të Germin-it në Shqipëri, duke synuar të krijojë një platformë transformuese për gratë dhe vajzat në fushat e TIK-ut dhe startup-it, duke i bashkuar ato me profesionistë me përvojë të diasporës shqiptare për mentorim dhe trainim të pashembullt.
Startup-et në pronësi të grave në fushën e TIK-ut shpesh përballen me sfida specifike në hyrjen dhe zhvillimin në treg. Prandaj, edhe ky projekt i Germin-it është krijuar për të çmontuar këto pengesa, duke ofruar burime, mbështetje dhe kanale rrjeti që shpesh janë të paarritshme. Prandaj, Germin është në kërkim të grave sipërmarrëse shqiptare që janë dinamike dhe të motivuara në fushën e TIK-ut, dhe janë të gatshme për të ngritur lart startup-et e tyre. Aplikimet duhet të dërgohen në [email protected] me temën “Mentoria e Diasporës për Gratë Sipërmarrëse në Shqipëri” përpara datës 22 dhjetor 2023. Dorëzimet e aplikimeve janë të mirëseardhura në gjuhën angleze e poashtu edhe në gjuhën shqipe.
Projekti do të katalizojë 20 startup-e të udhëhequra nga gratë në Shqipëri, duke i lidhur ato me 10 profesionistë të nivelit të lartë të diasporës shqiptare. Ky program mentorimi është projektuar në mënyrë të përpiktë për të mbuluar fusha kryesore si financat, prezantimet efektive dhe rrjetet strategjike, duke siguruar një trajektore gjithëpërfshirëse rritjeje. Kjo nismë bazohet në një projekt të ngjashëm shumë të suksesshëm që Germin e ka zbatuar me gra sipërmarrëse nga Kosova.
Germin është i përkushtuar ndaj ndikimeve të dukshme. Suksesi i projektit do të varet nga aftësia e rritjes së biznesit, përmirësimi i aksesit në financimin dhe rrjetëzimin global të fortifikuar për pjesëmarrësit e tij. Komentet e rregullta, së bashku me vlerësimet pas projektit, do të hartojnë rrugëtimin e këtyre sipërmarrëseve nga potenciali në arritje.
Ky projekt nuk është vetëm një mundësi; është një thirrje për të hapur terren të ri në peizazhin teknologjik të Shqipërisë. Të gjitha gratë sipërmarrëse në sektorin e TIK-ut inkurajohen të shfrytëzojnë këtë shans për rritje, mentorim dhe sukses transformues.
Për më shumë detaje ose për të adresuar pyetjet, kontaktoni [email protected] ose [email protected].
Ky projekt financohet nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit të Ambasadës Amerikane për Demokracinë në Tiranë.