fbpx

"Besa për Kosoven" ishte një fushatë për mbledhjen e fondeve e cila mblodhi fonde nga anëtarët e Diasporës për të ndihmuar familjet në nevojë në Kosovë gjatë krizës pandemike COVID-19. Kjo fushatë kishte për qëllim mbledhjen e fondeve për t'u dhënë familjeve në nevojë paketa me ushqime themelore dhe materiale higjienike dhe në të njëjtën kohë për të ndihmuar prodhuesit vendorë duke blerë këto artikuj prej tyre. 

Qëllimet:

  • Grumbullimi i fondeve nga anëtarët e Diasporës dhe vendasit për të marrë fonde të mjaftueshme që ishin të nevojshme për të blerë paketat; 
  • Dorëzimi i paketave thelbësore me ushqime themelore dhe materiale higjienike;
  • Mbështetja e prodhuesve vendorë;
  • Paketat përfshijnë ekskluzivisht produkte të prodhuara në Kosovë

Aktivitetet:

  • Dorëzimi i 1,900 paketave thelbësore për 1,900 familje të rrezikuara në 7 komuna të Kosovës.